TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2024, 09:52

“Sky ECC” zbardh episode të trafikut Greqi-Shqipëri, mbi 20 të arrestuar; njëri i vrarë në atentat me eksploziv në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“Sky ECC” zbardh episode të trafikut Greqi-Shqipëri, mbi
“Sky ECC”

Një operacion i ri është zhvilluar në Greqi bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara Sky ECC dhe EncroChat, ka nxjerrë edhe shqiptarë të përfshirë. 

Edhe pse ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me operacionin e djeshëm të zhvilluar në Greqi pas zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”, media greke ka arritur të zbulojë detaje.

Sipas burimeve, numri i personave të arrestuar ka shkuar mbi 20. Një prej personave që rezulton në komunikime është një 29-vjeçar, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet, që dyshohet se është Aleksandër Sadikaj. Kreu i grupit kriminal, sipas bisedave, rezulton një shtetas i përfshirë në tentativën e vrasjes së një shqiptari në shkurt 2021.

Pjesë të rëndësishme në grup ka edhe një 36-vjeçar grek, aktualisht me banim në Bordo, me masën ndalim dalje nga Franca, i përfshirë në trafikun e 1.5 ton kokainë në korrik 2017 në Francë. Një tjetër i përfshirë, shofer kamioni, rezulton i arrestuar në maj 2020 në një port të Italisë, duke transportuar 140 kg marijuanë. Ai ishte nisur nga një port grek.

Sipas të njëjtave burime, janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Shumë nga këto episode përfshijnë Shqipërinë. Bëhet fjalë për veprimtarinë e të paktën 5 grupeve. Një ndër linjat e trafikut ka qenë ajo e marijuanës midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë edhe atë të llojit SKUNK e cila fshihej në furgona. Gjithashtu janë zbardhur edhe episode të trafikut dhe shitjes së kokainës, mes Athinë dhe Mykonos.

Pastrimi i parave të grupeve bëhej nëpërmjet kompanive të makinave me qira në Athinë dhe Mykonos. Një tjetër metodë ishte ajo përmes biletave fituese në kompanitë e basteve. Dy prej të dyshuarve rezultojnë të përfshirë edhe në pastrimin e parave nëpërmjet metodës Hawala.

Në periudhën 2020-2021, agjencia evropiane Europol së bashku me autoritetet kombëtare të Francës , Belgjikës dhe Holandës arritën të thyejnë aplikacionet dhe t'i shpërndajnë ato në vendet anëtare të BE-së.

Një pjesë e tyre kanë përfunduar në prangat e Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve, e cila për më tepër kishte kërkuar me urgjencë marrjen dhe përpunimin e materialit konkret.

Por kush është 29-vjeçari që u vra në Shqipëri me eksploziv në makinë?

29-vjeçari që u ekzekutua në Qershor të 2022 në aksin e njohur Sauk-TEG  është identifikuar si Aleksandër Sadikaj. 29-vjeçari ishte një person me precedentë të theksuar kriminal, për rrjedhojë pista kryesore e hetimeve është e shkuara e tij. 

Si ndodhi ngjarja?

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO, jo në pronësi të tij, me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t'i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019 ai ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thijë 40-vjeçar nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte ai autorë i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës./ Pamfleti

“sky ecc”

Lini një Përgjigje