TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 20:56

Masakroi gruan me çekiç, zbulohet identiteti i shqiptarit që vrau bashkëshorten në Greqi! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi gruan me çekiç, zbulohet identiteti i shqiptarit që

Është identifikuar 39-vjeçari shqiptar i cili masakroi me mjete të forta bashkëshorten e tij në Greqi, pas dyshimeve për tradhti.

Ky në foto është 39-vjeçari, Kastriot Cenko i cili kishte 2 fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, me bashkëshorten që vrau barbarisht.

Masakroi gruan me çekiç, zbulohet identiteti i shqiptarit që

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur të enjten e kaluar në Athinë dhe pasditen e sotme ai ka lajmëruar policinë. 39-vjeçari ka deklaruar para policisë se e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe e ka mbajtur trupin e pajetë në papafingo prej një jave.

Masakroi gruan me çekiç, zbulohet identiteti i shqiptarit që

Ndërkohë, kur në vendgjarje ka mbërritur grupi hetimor, kanë konstatuar erë të keqe dhe në papafingo gjetën trupin të mbuluar me çanta të zezë. Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar për shkaqe xhelozie teksa fëmijët ishin në shkollë.

Gjatë kohës që trupi i pajetë ishte në papafingo, fëmijët kanë lëvizur në shtëpi pa e ditur ngjarjen e rëndë.

Lini një Përgjigje