TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 19:35

Publikohet fotoja, ky është shqiptari nga Fieri që vrau me çekiç gruan në Athinë dhe e fshehu në papafingo

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet fotoja, ky është shqiptari nga Fieri që vrau me

Publikohet fotoja e shqiptarit që vrau me çekiç gruan dhe më pas trupin e fshehu në papafingo. Mediat greke kanë nxjerrë momentet kur ai arrestohet nga policia dhe nxirret nga banesa. 

Sipas tyre, deri tani dihet që ai e ka emrin Kastirot dhe është nga Fieri. Çifti ka dy fëmijë 9 dhe 12 vjeç, të cilëve ja u ka mbajtur të fshehtë ngjarjen. 

Krimi ndodhi në Ampelokipi të Athinës. Sipas mediave, ai ka telefonuar policinë duke thën se ka vrarë gruan me çekiç të enjten e kaluar dhe se e ka në papafingo të shtëpisë së tyre.

Telefonata është bërë pak pas orës 18.00 me orën lokale, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zyrtarë të policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Sipas medive greke, policët sapo janë futur në banesë, kanë ndierë një aromë të keqe. Teksa në papafingo kanë gjetur çanta të zeza, ku dyshohet se është futur trupi i gruas.

39-vjeçari ka thënë se e ka vrarë duke e qëlluar me grushte dhe me çekiç, teksa fëmijët ishin në shkollë. Ai ka deklaruar se e ka bërë nga xhelozia. Gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa e ditur se trupi i nënës ndodhej i fshehur aty.

Lini një Përgjigje