TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 18:21

Akuzohej se trafikonte heroinë në Europë, GJKKO shpall të pafajshëm Kudret Rustemajn!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohej se trafikonte heroinë në Europë, GJKKO shpall të

Kudret Rustemaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ai akuzohej si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë me kamionë në disa vende të Europës. 

Gjatë procesit gjyqësor, avokati i tij, Ledion Branko, argumentoi se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me grupin kriminal të akuzuar. Branko këmbënguli se nuk kishte prova që mund të lidhin Rustemajn me aktivitetet e paligjshme të trafikut të drogës.

Në fund të procesit, kërkesa e avokatit u pranua nga gjykata, duke çuar në shpalljen e pafajësisë për Rustemajn.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake për këtë çështje 1 vit më parë dhe dërgoi për gjykim grupin kriminal i cili akuzohej për trafik droge nga Siria e Turqia në Shqipëri dhe më pas në BE.

Ndër 20 personat e arrestuar si anëtarë i grupit ishte edhe Ledion Branko i cili sot mori pafajësinë.

 

Lini një Përgjigje