TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 20:40

Aksident i rëndë në Kavajë/ Ndaloi të shikonte defektin në makinën e tij, 60-vjeçari përplaset për vdekje nga një tjetër automjet!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kavajë/ Ndaloi të shikonte defektin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një person.

Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një shofer 60-vjeçar ka ndalur makinën për shkak të një defekti, por nuk ka ndezur asnjë nga shenjat sinjalizuese. Një mjet tjetër që po qarkullonte në atë aks, në pamundësi për të pikasur mjetin e ndaluar të 60-vjeçarit është përplasur me të.

Kjo ka bërë që shoferi i makinës së ndalur të përfundoj jashtë rrugës si shkak i përplasjes, më pas ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Polica dhe grupi hetimor nga ana tjetër mësohet se ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje