
GJKKO ka dhënë sot vendimin për 16 personat, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente trafik droge nga Siria në vendet e BE.
SPAK thotë se nga hetimi është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së. Grupi e ka ushtruar veprimtarinë nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa institucionet ligjzbatuese kanë mundur të sekuestrojnë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”. Vlera e drogës së sekuestruar është rreth 2.7 ml euro.
Konkretisht janë dënuar me burg Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, dhe Artur Sulaj, ndërsa janë liruar Sonila Sula, Kudret Rustemaj dhe Mirash Gjoni.
GJKKO ka vendosur po ashtu që Sonila Sulës t’i kthehet edhe mjeti i saj i sekuestruar gjatë hetimeve.
Endrit Bakiu, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dënohet me 1 vit dhe 4 muaj burgim.
Sulo Pajo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet e 8 muaj burg.
Arian Tola, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënim me 8 vjet burgim.
Fadjon Cami, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e ,posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.
Viron Lekaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burg.
Artan Agalliu, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet dhe 8 muaj burgim.
Shpëtim Pjeshka, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.
Jani Çavo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”.
Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.
Pirro Çapi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet dhe 8 muaj burgim.
Jani Meçja, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.
Edmond Kabashi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.
Është shuar masa “arrest me burg” për Mirash Gjonin, ish-punonjës në policinë kufitare të Shkodrës, por i ndalohet ushtrimi i funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Sonila Sula për kryerjen e veprës penale ”Pastimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, si dhe kthimi i mjetit të sekuestruar, Land Rover, modeli Range Rover Sport
Artur Sulaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 10 vjet vjet burgim.
Lini një Përgjigje