TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2024, 13:48

Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, flet e motra: Ajo s’më përgjigjej, më kthente vetëm SMS (që shkruante Kastrioti)

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, flet e motra: Ajo s’më
Viktima Alba Cenko dhe autori i dyshuar

Familjarët e Alba Cenkos, gruas shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, shprehen të tronditur për krimin e rëndë.

Ata shprehen se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme, të paktën me aq sa ata kishin dijeni.

“Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh.
Një nga fqinjët, që është edhe vjehrra e motrës së viktimës ka treguar se nusja e djalit të saj kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe i kishte rrëfyer se nuk po lidhej dot më Albën.

Alba Cenko i përgjigjej vetëm me mesazhe dhe nuk i hapte celularin dhe kjo gjë e kishte shqetësuar të motrën.

Në fakt, personi që i shkruante mesazhet ishte vetë Katriot Cenko.

Çifti kishin dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç. Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike.

Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai ka rrëfyer se krimin e rëndë e kreu pasi dyshonte se e shoqja e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë.

 

vrasja e alba cenkos flet e motra

Lini një Përgjigje