
Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për ish-juristin e Kadastrës, Mikel Zaho. Ky i fundit është arrestuar për herë të tretë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, për tjetërsim pronash. Kjo për shkak se ndaj tij ka pasur edhe dy çështje të mëparshme në vitet 2019 dhe 2021.
Zaho ishte shpallur në kërkim për rastin e tjetërsimit të 448 mijë metrave katrorë tokë. Dosja u hetua nga Prokuroria në muajin Prill të këtij viti, pasi emri i tij figuronte mes zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të hetuar dhe akuzuar.
Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të, në lidhje me tjetërsimin e tokave në zonën e Spitallës. Ai u kap nga policia dy ditë më parë (4 Dhjetor), teksa sot iu zbut masa e sigurisë.
Lini një Përgjigje