
Detaj të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 32-vjeçares nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se autori 39-vjeçar pas vrasjes me çekiç në kokë të bashkëshortes së tij, ai bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Të nesërmen, kur dy fëmijët e tij e pyetën se ku ishte nëna e tyre, ai u përgjigj se ishte nisur më herët për në punë.
Sipas informacioneve, fëmijët edhe sot e kësaj dite nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur pasi 39-vjeçari aktronte dhe gënjeu të afërmit dhe miqtë për mungesën e çuditshme të gruas së tij.
Nusja e vëllait të autorit, e cila mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar pa e ditur arsyen, flet për dramën që po jeton familja dhe për qëndrimin “dyshues” të 39-vjeçarit në të fundit.
“Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk e dinë ende asgjë Ne nuk kuptuam asgjë nga këto, nuk dinim. Një javë e pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, u shpreh ajo.
Lini një Përgjigje