
Mizoria e 39-vjeçarit i cili vrau gruan e tij 1 javë më parë në Greqi dhe e mbajti atë në papafingo për një javë, duket se ishte e pafundme.
Më konkretisht, pas mesazheve që ai i ka dërguar motrës së gruas, kanë dalë në dritë edhe mesazhet që u ka dërguar djemve të tij, duke pretenduar se është nëna e tyre, e cila ishte e vdekur dhe ai e kishte fshehur në papafingo të shtëpisë.
39-vjeçari imitonte gruan e tij në mesazhet që u dërgonte fëmijëve të tyre, duke thënë se duhet të dëgjojnë babin. Në fakt fjala “babi” përmendet të paktën 6 herë në tekst, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij pas vdekjes së nënës së fëmijëve.
Mesazhet e rreme që dërgonte 39-vjeçari, duke u shtirur sikur është gruaja e tij:
“Fëmijë, mami iku, mori rroba, një valixhe, unë jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do të shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem. Ty dhe vëllanë tënd”, ka shkruar Kastriot Cenko nga celulari i gruas së tij.
“Kujdesuni dhe dëgjoni babin në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të dua shumë, do të të telefonoj kur të mundem, ok dashuria ime .Tani nuk mund të flas. Do të jem mirë mirupafshim. Mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë beb, babi nuk e di qe jam larguar, kur ai lexon mesazhin, i thoni do ta marr ne telefon qe te mos më marrë. Mirë? Ju puth”, është shkruar më tej në mesazhe.
“Zemër, meqë të thashë kur te mbledh leke për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Unë të dua shumë dhe do të të marr kur të mundesh, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë”, ka shkruar ai në mesazhe.
Lini një Përgjigje