TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2024, 21:33

“E mbyta me fishën e karikuesit”/ Detaje tronditëse nga vrasja e Alba Cenkos, autori: Trupin e fsheha kur fëmijët u larguan nga banesa

Shkruar nga Pamfleti

“E mbyta me fishën e karikuesit”/ Detaje tronditëse nga

Të tjera detaje të rënda dhe foto nga dosja hetimore janë zbardhur nga vrasja makabre e 32-vjeçares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi.

Në deklaratën e parë para grupit hetimor, autori ka deklaruar se mbrëmjen e 28-29 nëntorit, pas një debati, ka goditur me çekiç bashkëshorten e tij dhe më pas e ka mbytur me fishën e karikuesit të telefonit.

Sipas tij, ky veprim nuk u vu re nga fëmijët 9 dhe 12 vjeç, të cilën flinin në dhomën ngjitur.

Pasi kreu vrasje, autori vendosi një qese në kokën e bashkëshortes me qëllim që të mos bëhej pis banesa nga gjaku i saj dhe më pas e mbështolli me çarçafin e krevatit. Fillimisht e futi atë në një vrimë që ndodhej në murin pas dollapit prej druri të dhomës së gjumit.

Në 30 nëntor, teksa fëmijët nuk ishin në shtëpi e mbështolli trupin me një copë, qese plastike dhe e vendosi në papafingon e banesën ku dhe u gjet.

 

detaje vrasje alba cenko autori

Lini një Përgjigje