
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka përndjekur një vajzë.
23-vjeçarja denoncoi në polici 40-vjeçarin se e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme në rrugë dhe rrjete sociale duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.
“Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin:
-S. P., 40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje