TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2024, 14:29

Shisnin kanabis nëpër qytet, arrestohet 24 vjeçari në Durrës; nën hetim shoku

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin kanabis nëpër qytet, arrestohet 24 vjeçari në

Një 24 vjeçar është arrestuar ndërsa një 20 vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohen për shpërndarje droge në Durrës.

Sipas policisë, ata shpërndanin drogë në doza në një lagje të qytetit bregdetar.

Ata u lokalizuan nga policia në lagjen nr. 16 dhe gjatë kontrollit të tyre u gjetën dhjetra doza me kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në  inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar " Sixteen",  arrestuan në flagrancë shtetasin:

 M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës

Si dhe është  proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me  lëndë të  dyshuar narkotike kanabis  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje