
Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar në Itali për trafik droge. Ata u kapën me 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë euro cash.
Të arrestuarit ishin në monitorimin e policisë prej kohësh. Ata u kapën në shtëpinë e 45-vjeçarit italian. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.
Agjentët e policisë gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale për prerjen e saj. Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e parave.

Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës. Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët.

Lini një Përgjigje