TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2023, 09:26

Krim brenda familjes në Përmet, i moshuari dhunon për vdekje gruan

Shkruar nga Pamfleti

Krim brenda familjes në Përmet, i moshuari dhunon për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përmet. Një 82-vjeçar ka lënë të vdekur bashkëshorten e tij pas goditjeve me sende të forta.

Policia bën me dije se gruaja e tij 80-vjeçe është gjendur e pajetë dhe me shenja dhune nga shërbyesja e tyre.

Sipas policisë, e moshuara është goditur me shkop druri nga bashkëshorti i saj. 82-vjeçari është shoqëruar në polici, i cili ishte proceduar edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ende nuk dihen shkaqet si nisi konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njoftoi policia.

vrasje permet gruan

Lini një Përgjigje