
18 persona të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ pritet të njihen sot me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.
Konkretisht: Marjano Latifaj, Meridio Beluli, Qamil Veshaj, Manuel Veshaj, Bledar Bajrami, Emisa Bajrami, Ilir Beja, Ariselda Delibashi, Gabriele Paskali, Albano Shabani, Shkëlqim Bakaj, Aleksandro Alikaj, Fatmir Alikaj, Rael Hoxhaj, Dashamir Dahri, Eriselda Zekaj, Nikola Bledar Selimaj, Julian Shabani.
Kujtojmë se, gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë ‘Tempulli’.
Në burg janë lënë Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani dhe Arient Dapaj.
Vetëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 69 persona. Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë.
Lini një Përgjigje