TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2023, 18:36

Megaoperacioni “Tempulli”, Shkëlqim Hajdari: Sfida për drejtësinë është krimi i organizuar

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni “Tempulli”, Shkëlqim Hajdari: Sfida për

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar megaoperacionin antidrogë “Tempulli”, që rezultoi me goditjen e 23 grupeve kriminale.

Hajdari u shpreh se sfida për drejtësinë nuk është krimi ordiner, por ai i organizuar. Hajdari u ndal edhe tepuna e SPAK-ut, i cili tha se ka rritur besueshmërinë te ndërkombëtarët.

“Frytet e bashkëpunimit brenda vendit ishin të mira po ashtu, si dhe me ato ndërkombëtare. Me drejtimin e SPAK-ut po hapet rruga e besimit, pasi më parë kemi vuajtur me klimën e mosbesimit. Besoj se në atë ardhmen do vazhdojmë të kemi rezultate të shkëlqyera.

Tirana është dhe do vijojë të mbetet vatër e grupeve kriminale, pasi ka më shumë qarkullim parash dhe njerëzish. Grupet kriminale janë të identifikuar, por sfida është gjurmimi dhe mbledhja e provave. Ky është çështje vullneti. Deri tani ka kaluar sprovën SPAK. Krimi është luftuar tërë kohën. Sfida tani nuk është me krimin ordiner, por të luftohet krimi i organizuar dhe kjo nuk është shumë e lehtë. SPAK është koka e goditjes së krimit në vend, institucionet e tjera janë lokomotiva”, tha Hajdari.

shkelqim hajdari krim i organizuar

Lini një Përgjigje