TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-03 20:27:00

Vetëm një orë 'arrest shtëpie', shqiptari përfundon në qeli!

Shkruar nga Pamfleti
Vetëm një orë 'arrest shtëpie', shqiptari
Foto ilustruese

Genti Berisha, i riu shqiptar i akuzuar për shkaktimin e aksidentit rrugor ku humbi jetën efektivi i Policisë Bashkiake italiane, Francesco Imprezzabile, është rikthyer në burg vetëm një orë pasi ishte liruar në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.

Sipas ANSA-s, në mëngjes ai u transferua në banesë në zbatim të vendimit të gjyqtares hetuese të Milanos, Giulia Masci, e cila kishte zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpie.

Megjithatë, sapo mbërriti në banesë, Berisha u arrestua sërish nga hetuesit e Policisë Bashkiake dhe Skuadrës së Lëvizshme të Monzës, pas vendimit të Gjykatës së Breshias për ashpërsimin e masës së sigurisë në një procedim tjetër penal ku ai po gjykohet për trafik droge.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 22 qershorit në Peschiera Borromeo, pranë Milanos, ku humbi jetën efektivi i Policisë Bashkiake, Francesco Imprezzabile.

genti berisha arrestim

Lini një Përgjigje