TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-03 08:33:00

Protesta para Kuvendit, arrestohen 19 persona; procedohen 12 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Kuvendit, arrestohen 19 persona; procedohen 12 të tjerë

Pas protestës së djeshme pranë Kuvendit, policia ka arrestuar 19 persona dhe proceduar penalisht 12 të tjerë.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë pranë Kuvendit të Shqipërisë, duke bërë të ditur se janë arrestuar 19 persona dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë për veprime të ndryshme të kundërligjshme gjatë tubimit.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, kanë dëmtuar një automjet policie, ndërsa disa prej tyre kanë sulmuar edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i dyshuar se ka goditur një gazetar gjatë protestës.

Policia bën me dije se nga përplasjet e regjistruara gjatë tubimit kanë mbetur të dëmtuar 15 punonjës policie, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, 12 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e gjashtë personave të tjerë, të cilët, sipas Policisë, janë dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme gjatë protestës.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë tubimit.

"Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19 shtetas.

Procedohen penalisht 12 shtetas.

Vijon puna për identifikimin e 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.

Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç; E. B., 20 vjeç.

Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç; A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, thuhet në njoftimin e policisë.

proteste policia tirane te proceduar arrestim

Lini një Përgjigje