TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-02 14:05:00

Plagosi 35-vjeçarin në Pogradec, zbardhet dëshmia e autorit: Mund ta vrisja, por nuk e bëra

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi 35-vjeçarin në Pogradec, zbardhet dëshmia e autorit:
Brian Syzo- Nikolla Agolli

Zbardhet dëshmia e Nikolla Agollit gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, i cili dha versionin e tij për plagosjen me armë zjarri të Brian Syzos në Pogradec.

Agolli deklaroi se ngjarja ishte rezultat i një konflikti të çastit dhe se kishte qëlluar vetëm për të ndalur sulmin ndaj tij.

"Ka qenë një konflikt i momentit. Briani më sulmoi dhe qëllova për ta neutralizuar, që të ndalonte sulmin. Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra", ka deklaruar Agolli para togave të zeza.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata vendosi masën "arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftin. Të dy akuzohen për veprat penale "vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim", e mbetur në tentativë, si dhe mbajtje pa leje të armëve.

Edhe David Prifti dha shpjegimet e tij para Gjykatës, duke mohuar çdo përfshirje në ngjarje.

"Nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Automjetin ia dhashë Nikollës, ndërsa unë u largova me makinën e të fejuarës për në plazh. Ka kamera sigurie në vendet ku kam qenë dhe ato e vërtetojnë këtë", deklaroi Prifti.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Prokuroria pritet të verifikojë pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka përfunduar transkriptimi i materialeve filmike të sekuestruara, të cilat konsiderohen prova të rëndësishme për dinamikën e ngjarjes.

deshmi agolli brian syzo plagosje

Lini një Përgjigje