Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Stefanuta, ka reaguar pas zhvillimeve gjatë protestës së mbajtur në Tiranë, duke dënuar mënyrën si u trajtuan protestuesit nga policia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputeti publikoi pamje nga incidentet e raportuara pranë Kuvendit dhe theksoi se "dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme".

Vetëm pak ditë më parë, Stefanuta mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Më herët, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai kishte shpjeguar se qëllimi ishte njohja nga afër me situatën në vend dhe dëgjimi i qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve.
Ai u shpreh: "Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur simbolizon bashkimin e popujve. Shqiptarët e meritojnë anëtarësimin në BE, por gjithashtu meritojnë shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë."
Lini një Përgjigje