The 250th anniversary of the American Declaration of Independence was supposed to be a celebration of democracy. But the timing is not at all favorable for this...
The most significant speech on the anniversary of American independence has already been delivered. The irony lies in the fact that it was delivered by the British King Charles III, a descendant of King George III, from whom on July 4, 1776, the 13 colonies seceded to found the United States of America.
In late April, Charles addressed both houses of Congress in Washington and paid tribute to America's founding fathers. They, he said, had been brave and imaginative rebels, rebels for a just cause.
250 years ago, the king added humorously, "as we say in the United Kingdom: only a short time ago," they managed to unite various colonies into a single nation, on the revolutionary idea of "life, liberty and the pursuit of happiness."
Charles concluded his speech with a warning that rings very relevant today. He drew a connection between the American Declaration of Independence and the British Magna Carta, emphasizing that one of the fundamental principles of both Anglo-Saxon democracies is the checks and balances of executive power.
Can it be celebrated as if nothing had happened?
And therein lies the problem: can America celebrate in 2026 as if nothing had happened?
What if Donald Trump didn't exist? What if there had been no attempt to turn the republic into an authoritarian system? What if the Trump family's blatant corruption didn't exist? What if the president didn't go after political opponents and shamelessly deceive the public every day?
Actor and director Robert De Niro said recently that the phrase "we love our country" gets stuck in his throat because today's America is no longer as beloved.
"I'm sorry to say it, but loving your country is starting to sound like the words of a battered woman saying she loves the man who beats her," he added.
De Niro is not a left-wing alarmist. He is considered an American patriot who, with the film "The Good Shepherd," erected a critical monument to the CIA.
On the other hand, host Bill Maher, who on his show mocks both Trump and the MAGA world, as well as the dogmatism of the left and the excesses of "woke" culture, argues that America can be celebrated without bringing Trump into the story.
According to him, it is possible to be a patriot no matter who is in the Oval Office. "Trump is just the caretaker of the house. This is about America and he is not America ," Maher said.
Në mënyra të ndryshme, Maher dhe De Niro shprehën të njëjtën ndjenjë: përçarjen e thellë që shumë amerikanë po përjetojnë sot.
Dikur ishte shumë më e lehtë
Disa vite më parë, një shok i vjetër shkolle më ftoi të festoja 4 Korrikun në rajonin Finger Lakes, në pjesën veriore të shtetit të Nju Jorkut. Xhaxhai i tij kishte një shtëpi pushimi atje.
Familjarët dhe miqtë u mblodhën së bashku. Njerëzit notonin, bënin ski mbi ujë, piqnin mish në skarë dhe pinin birrë, ose atë që amerikanët e quajnë birrë. Kjo zonë ndryshon shumë nga qyteti i Nju Jorkut. Në këtë pjesë të shtetit ka mjaft zona konservatore. Natyrisht, edhe atëherë në Ditën e Pavarësisë flitej për politikë.

Xhaxhai i mikut i përkiste brezit që kishte marrë pjesë në Luftën e Vietnamit ose, siç thoshte ai, kishte luftuar kundër "komunistëve të verdhë". Kur fliste për Evropën, e bënte me vetëbesimin e një populli që beson se ishte ai që e çliroi kontinentin nga fashizmi.
Shumë amerikanë rriten me bindjen se jetojnë në vendin më të madh në botë. Megjithatë, brezi i ri kishte gjetur mënyra për ta shprehur këtë krenari pa i parë të tjerët me përçmim.
Prandaj të gjithë e linin xhaxhain të fliste dhe kafshonin buzët. Derisa, më në fund, tezja tha fjalët shpëtuese: "Mendoj se tani duhet të hamë."
Pas perëndimit të diellit, qielli mbi liqenin Canandaigua u ndriçua nga fishekzjarrët. Sot, shumë prej këtyre takimeve nuk janë më të mundshme. Trump ka shkatërruar miqësi dhe ka përçarë familje.
Patriotizmi amerikan dikur kishte diçka të natyrshme
Miqësia me shokun e klasës daton që nga vitet tetëdhjetë, kur autori kaloi një vit shkëmbimi në një shkollë të mesme në Rochester, pranë liqenit Ontario, jo larg Ujëvarave të Niagarës.
Në atë kohë, në Shtëpinë e Bardhë ndodhej Ronald Reagan, i cili, sipas shumë amerikanëve, e kishte rikthyer besimin e vendit pas traumës së Luftës së Vietnamit dhe kishte nisur përpjekjet për të fituar Luftën e Ftohtë.
Kur u largua nga detyra në vitin 1989, Reagan mbajti fjalimin e tij të lamtumirës, ku citoi puritanin John Winthrop dhe përshkrimin e Amerikës si një "qytet që ndriçon mbi kodër" , një simbol shprese dhe lirie për gjithë botën.
Patriotizmi amerikan i asaj kohe kishte diçka spontane dhe të çiltër. Për dikë që vinte nga Gjermania, një vend që ende kishte vështirësi të shprehte dashurinë për atdheun për shkak të historisë së tij, kjo ishte madje diçka e këndshme.
Çdo mëngjes, para fillimit të mësimit, nxënësit recitonin Betimin ndaj Flamurit: "betohem për besnikëri ndaj flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe republikës që ai përfaqëson: një komb nën Zotin, i pandashëm, me liri dhe drejtësi për të gjithë."
Flamuri amerikan valëvitej në shkolla dhe para shtëpive të bukura në periferi. Kur sportistët amerikanë fitonin medalje dhe thyenin rekorde në Lojërat Olimpike, dëgjoheshin kudo thirrjet:
"USA! USA!"
Sot, kur dëgjohen këto thirrje, ka shumë gjasa që ato të vijnë nga një tubim i lëvizjes MAGA, ku Donald Trump nxit entuziazmin e mbështetësve të tij. Sipas autorit, patriotizmi është shndërruar gjithnjë e më shumë në nacionalizëm dhe shovinizëm.
Parullat "America First" dhe "Make America Great Again" po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë moton historike të vulës së madhe të Shteteve të Bashkuara: "E pluribus unum" – "Nga shumë, një".
Fillimisht kjo moto i referohej bashkimit të 13 kolonive në një shtet të vetëm. Me kalimin e kohës, kuptimi i saj u zgjerua: larmia e popullsisë u konsiderua një nga burimet kryesore të forcës së Amerikës.

Kjo ide nuk përputhet me vizionin e Donald Trumpit, lëvizja politike e të cilit mbështetet kryesisht te identiteti i bardhë, i krishterë dhe nacionalist. Për këtë arsye, ai përpiqet të ndryshojë mënyrën se si interpretohet historia amerikane. Trump nuk ka njohuri të thella për historinë e vendit.
Vitin e kaluar, kur një gazetar në Zyrën Ovale e pyeti se çfarë kuptimi kishte për të Deklarata e Pavarësisë, e varur në mur, Trump u përgjigj: "është pikërisht ajo që thotë emri: një deklaratë. Një deklaratë uniteti, dashurie dhe respekti. Dhe kjo do të thotë shumë."
Dashuri, unitet dhe respekt?
Autori kujton se më 4 korrik 1776, më shumë se një vit pasi kishin nisur përplasjet e armatosura me ushtrinë britanike në Lexington dhe Concord, Kongresi i Dytë Kontinental miratoi Deklaratën e Pavarësisë, duke formalizuar luftën revolucionare që përfundoi vetëm në vitin 1783.
Deklarata shënon fillimin e historisë së demokracisë amerikane. Por ajo nuk është një dokument dashurie. Në 50 vitet e fundit, nxënësve amerikanë nuk u është mësuar vetëm ana heroike e kësaj historie.
Thomas Jefferson nuk ishte vetëm autori i fjalëve të famshme se "të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë" dhe se janë pajisur me të drejta të patjetërsueshme si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.
Ai ishte gjithashtu pronar skllevërish. Në periudha të caktuara, në plantacionin e tij në Monticello ai mbante rreth 600 skllevër. Edhe George Washington, komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe presidenti i parë i SHBA-së, zotëronte rreth 300 skllevër në pronën e tij në Mount Vernon.
Historia nuk është bardh e zi. Për dekada me radhë, mësimi i këtyre kontradiktave të figurave historike dhe i periudhave të ndryshme të historisë amerikane nuk konsiderohej aspak joamerikan.
Librat kritikë po hiqen nga bibliotekat
Sot situata është ndryshe. Donald Trump po zhvillon një luftë kulturore në shkolla dhe universitete. Historia e skllavërisë, segregacionit racor dhe shfarosjes së amerikanëve vendas nuk synohet të fshihet plotësisht nga programet mësimore, por t'i kushtohet më pak vëmendje.
Sipas Trumpit dhe mbështetësve të tij, përqendrimi i vazhdueshëm te kapitujt e errët të historisë amerikane traumatizon të rinjtë dhe krijon një imazh të padrejtë për vendin. Ata argumentojnë se duhet të marrë fund paraqitja e Amerikës vetëm përmes gabimeve të së kaluarës.
Një qasje e tillë njihet edhe në Gjermani. Megjithatë, sipas tij, në "vendin e të lirëve" po ndodhin zhvillime konkrete: libra kritikë po hiqen nga bibliotekat shkollore, portrete të figurave të konsideruara të papërshtatshme po largohen nga institucionet, fondet për programet e diversitetit janë shkurtuar dhe programet universitare po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë ideologjik.

250 vjet pas themelimit të demokracisë amerikane, presidenti ka vënë në lëvizje një kundërrevolucion me karakter konservator. Kanë kaluar tashmë dhjetë vjet që kur dy demokracitë anglosaksone, dikur shtylla të botës liberale, hynë në krizë për shkak të ngritjes së lëvizjeve populiste. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo u shfaq me Brexit-in, ndërsa në Shtetet e Bashkuara me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet.
Megjithëse bëhet fjalë për procese të ndryshme, autori vlerëson se të dyja kanë rrënjë të përbashkëta në dështimet e elitave politike. Me një formulim të qëllimshëm provokues, ai shkruan se: e djathta e çoi kapitalizmin në teprim; e majta e teproi me korrektësinë politike.
Si rezultat, shumë burra të bardhë të klasës punëtore, që përbëjnë bazën e këtyre lëvizjeve, u ndjenë njëkohësisht të lënë pas ekonomikisht dhe të margjinalizuar kulturorisht.
Ky reagim politik, ka tronditur thellë Perëndimin dhe, njëkohësisht, u ka krijuar hapësirë sistemeve autoritare në botë për të rritur ndikimin e tyre.
Presidenti do të mbajë edhe një herë fjalimin e tij të zakonshëm
Më 4 korrik, Donald Trump pritet të mbajë fjalimin e Ditës së Pavarësisë në National Mall, në Uashington.
Mesazhi do të jetë i njohur: Amerika është rikthyer, epoka e artë ka filluar dhe ai është njeriu që e ka bërë vendin sërish më të madhin në botë. Megjithatë, shumë amerikanë nuk do ta ndjekin fjalimin presidencial. Ata do të mblidhen me familjet dhe miqtë në festa tradicionale me skarë dhe do të shpresojnë që zgjedhjet për Kongresin në nëntor të shënojnë fillimin e fundit të fenomenit politik të njohur si trumpizëm.
Lavdërimi i vazhdueshëm i Amerikës nga presidenti është, në të njëjtën kohë, edhe një formë e vetëlavdërimit të tij dhe pasqyron një lloj mohimi të realitetit. Po, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë ushtrinë më të fuqishme në botë, por, sipas autorit, edhe ajo ka treguar kufijtë e saj përballë një fuqie rajonale si Irani.
Po, Amerika mbetet ekonomia më e madhe në botë, por një pjesë gjithnjë e më e madhe e fuqisë ekonomike është përqendruar në duart e një numri të vogël oligarkësh të teknologjisë.
Ndërkohë, vendi është politikisht më i përçarë se në çdo periudhë që nga Lufta Civile Amerikane.
The United States is no longer "the greatest country in the world," as is often claimed in political rhetoric. /Adapted from Pamphlet by FAZ/
Lini një Përgjigje