TAGS-AT E JAVËS

Editorial18 Nëntor 2025, 16:35

Socialistët në krizë: përçarje, akuza dhe revoltë ndaj Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Socialistët në krizë: përçarje, akuza dhe
Edi Rama /

Nga goditjet mes deputetëve, bojkoti i strukturave në Vlorë, shpërthimi i Erion Braçes dhe letra e socialistëve të vjetër kundër “kryepleqve”, Partia Socialiste po përjeton tensionin më të madh të brendshëm të dekadës, ndërsa mbështetja për Ramën po çahet në të gjitha nivelet...

Çoroditja politike nuk po vihet re vetëm tek opozita e Sali Berishës, ku largimet dhe fragmentimi janë bërë të përditshme. Një situatë traumë dhe frustrimi po ndihet fort edhe brenda Partisë Socialiste. Kjo gjendje shfaqet jo vetëm në bazën e socialistëve, ku mbretëron kaosi, por edhe në strukturat e larta të partisë.

Grupi parlamentar socialist nuk është mbledhur asnjëherë, që nga konstituimi i Kuvendit të ri. Edi Rama ka bojkotuar mbledhjet e fillimjavës, ndërsa Taulant Balla nuk ka arritur t’i mbledhë deputetët në një takim të vetëm.

Në komisionet parlamentare po jepen sinjale të qarta të një pakënaqësie të brendshme. Erion Braçe godet ministrin e ri të Bujqësisë dhe përmes tij qeverinë; Fatmir Xhafaj ironizon drejtoreshën e re të RTSH-së, Eni Vasilin, e emëruar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit; ndërsa në korridore vërehen shpoti, përplasje dhe mërzi.

Këto tensione kanë shpërthyer edhe në rrjete sociale. Ish-deputeti Piro Lutaj shënjestroi hapur Erion Braçen, pas daljeve kritike të këtij të fundit në Komisionin e Ekonomisë kundër ministrit të Bujqësisë. Fillimisht me ironi:

“Aman, emërojeni një herë ministër të Bujqësisë këtë specialistin kasraveco-patllixhanist, se na hapi barkun.”

Por më pas me një goditje më të drejtpërdrejtë, që Braçe e lexoi si sulm të porositur “nga lart”:

“Po ishte zv.kryeministër, vëlla. Shkëlqeu me kasketën në kokë kur kontrollonte mungesat e vonesat në Dogana dhe Tatime.”

Erion Braçe reagoi ashpër, duke e cilësuar ish-kolegun e tij “injorant” dhe “batakçi”, duke e mbyllur me një mesazh që nënkupton pakënaqësi të thellë edhe ndaj drejtimit të partisë:

“Barku i këtyre vërtet është i fryrë, por nuk e hap dot kush nga era e ndyrë që vjen nga më lart.”

Ndërkohë, në bazë situata është edhe më kaotike, sidomos në Tiranë, ku strukturat janë të çorientuara dhe përplasjet janë të hapura. Socialistët e vjetër akuzojnë “kryepleqtë” e periferive, të sjellë nga Berisha te PS, për abuzime me pronat.
Këta individë, të përjashtuar dikur nga Erion Veliaj, u riaktivizuan nga Blendi Gonxhe më 11 maj, duke prodhuar revoltë të hapur.

Në Vlorë, braktisja e votimit të zgjedhjeve të pjesshme nuk ishte menefregizëm, por një bojkot i qëllimshëm i strukturave ndaj qendrës, pra ndaj vetë Ramës. Grupi politik që graviton rreth Gramoz Ruçit është përhapur nëpër bazë me idenë se “i gjati” po e lë Vlorën në dorë të PD-së.

Termometrat e brendshëm të PS-së janë ngritur. Qetësia që Rama kërkon të projektojë nuk përputhet me realitetin: Partia Socialiste po përjeton një tension të akumuluar që po shpërthen në të gjitha nivelet, nga Kuvendi në bazë, nga komisionet në rrjetet sociale./Pamfleti

socialistët në krizë edi rama

7 Komente

  1. R
    Roku

    Me pelqejne njerzit e gjate dhe te shendoshe si ti, se kur bien, bejne shume zhurme. Cit, I miri i shemtuari dhe i keqi

    1. A
      Aliu

      PS, ku ndodhet kjo, se po e kerkokjm e spo e gjejme, vetem diten kure arrijne fitore ju vihet trandafili i kuqe anashe, pastaj trandafili zhduket, boll boll se na keni ber lecke, Ajo a braktisur, merr nga PD-ja e LRI-ja baj Ministra e Drejtore, baji disa tendra, mbush xhepin, e ne te semes PS-ja. Na vjen zore te themi jemi Socialiste, se tallen Drejtoret tuaj me ta, u dengen me para, Resorte e Vila, po nuk sakrifikojme gjith jetes per keta ndyrsira bai bai PS-ja ime e dashure, se boll boll ma!!!!!!!!!??????

      1. M
        Mirkuptimi

        Qellimi final eshte hyrja ne BE, mos u merni me cic mice, apo doni të ktheheni prap te rrumpallhanja...

        1. C
          Cekani.

          O mirëkuptimi, të dhjefsha BE. Çna duhet BE kur me ato palo pensione nuk ngrysim dot muajin.

          1. A
            AAA

            Socialistet nuk kane bythe te kundershtojne asnjehere Kryetarin. Jane te rrahur qe kulish.

            1. d
              demi

              Ca lidhje ka Rama me PS, Po ballukja? Keta kane ardh per te vjedhur , kaq e thjeshte eshte.

              1. S
                Shengjini porti

                Kur je i pangopur ktu perfundon

                Lini një Përgjigje

                Editorial