TAGS-AT E JAVËS

Editorial13 Nëntor 2025, 20:09

In ginocchio da Meloni*

Shkruar nga Gjergj Zefi

 In ginocchio da Meloni*

Deklarata ‘do të themi gjithmonë po’ i heq Shqipërisë subjektivitetin diplomatik dhe e kthen në tokë testimesh të politikave të dështuara të BE-së...

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë që e tejkalon çdo kornizë të komunikimit diplomatik, tha publikisht në Romë: “Italia mund të kërkojë gjithçka dhe ne gjithmonë do të themi po”. Kjo fjali, e përcjellë në sfondin e një marrëveshjeje për zhvendosjen e migrantëve nga Italia në Shqipëri, nuk është thjesht një hiperbolë retorike. Ajo përfaqëson një pozicionim të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm për një vend që aspiron të jetë anëtar i Bashkimit Europian.

Marrëveshja për krijimin e dy qendrave për përpunimin e kërkesave për azil të migrantëve në territor shqiptar, e financuar dhe administruar nga Italia, ka nisur të përmendet si një “model i ri” për menaxhimin e migracionit. Në fakt, ajo përfaqëson një model eksperimental ku të drejtat e njeriut, sovraniteti i vendit pritës dhe transparenca politike janë të pezulluara.

Rama nuk deklaroi asnjë kusht për Shqipërinë në këtë marrëveshje. Nuk përmendi standardet që do të zbatohen në këto qendra. Nuk garantoi respektimin e konventave ndërkombëtare për të drejtat e migrantëve. Nuk i bëri asnjë referencë opinionit publik shqiptar, i cili nuk është pyetur asnjëherë për këtë marrëveshje.

Në vend të një qëndrimi të matur dhe të bazuar në reciprocitet, Rama përqafoi rolin e një vasali të përulur përballë Romës. Në një kohë kur edhe vetë qeveria e Giorgia Melonit po përballet me kritika të ashpra në Itali për dështimin e menaxhimit të migracionit, Shqipëria ofrohet si eksperiment për një politikë që nuk funksionon në tokën italiane dhe nuk ka garanci se do të funksionojë në territorin shqiptar.

Kjo marrëveshje nuk është integrim europian. Është instrumentalizim. Ajo e vendos Shqipërinë në pozitën e një vendi të gatshëm të marrë përsipër barrën që vendet e BE-së nuk duan ta përballojnë vetë. E bën këtë pa përfituar asgjë përveç një përqafimi simbolik diplomatik dhe ndoshta disa fondeve teknike që nuk e kompensojnë asnjë nga kostot politike, sociale dhe të imazhit që kjo marrëveshje do të sjellë.

Retorika servile e kryeministrit shqiptar nuk e nderon as qeverinë që përfaqëson, as popullin që e ka votuar, as vendin që përpiqet të ndërtojë një të ardhme si shtet i barabartë në Evropë./Pamfleti

In ginocchio da Meloni*- Në gjunjë para Melonit

meloni rama

4 Komente

  1. e
    emigranti1991

    "Nuk do te them kurre jo, kerko gjithshka qe te bie ndermend"- jane deklarata te vjedhura nga Eskobaret per te dashurat e tyre. Efekti i ketyre deklaratave, entuziazmon, njerezit naiv, te varur, te deshtuar qe vijne nga mizeria. E diI KRYEMINISTRI YNE kujt po ja thone. Mendoni sikur, sikur, keto deklarata tja bente Merkelit, apo Thecerit. haha . Mendoni sikur t, ja bente qofte e dhe Erdoganit, HAHHA . Po e trajton Melonin si dashnoren e preferuar.

    1. I
      Isuf

      Në një kohë normale,me njerëz normalë kjo deklaratë e Edi Ramës do të ishte përmbyllëse për karrierën politike të tij ,madje jo vetëm për karrierën.. Do përfundonte në burg në rastin më të mirë!

      1. E
        Eli

        Si Rama nuk ka pasur Shqiperija. Dikur ja merrnim ne goje Italianve per nje vize, sot ulesh ne tavoline si i barabarte. Ndonje fature do paguhet per tavolinen por s‘besoj qe ne humbim. Me mire Italia apo Grek e Turq. Vete e pame cbeme, Enveri na mbylli ne kotec e kur dolem spo shihnim as drite.

        1. T
          Tony Qibari

          Keshtu nuk i je perulur nenes tende o qelbesire e ndyre. Pleh grope haleje.

          Lini një Përgjigje

          Editorial