TAGS-AT E JAVËS

Editorial10 Nëntor 2025, 15:33

Kush e futi në politikë “barazinë gjinore”?

Shkruar nga Pamfleti

 Kush e futi në politikë “barazinë gjinore”?

Debati për ligjin e ri të barazisë ligjore nuk është për gjinitë, por për pushtetin mbi shoqërinë. Nga burrneshat e kanunit te transgjinorët e epokës së Sorosit, Shqipëria po përjeton versionin e vonuar të një lëvizjeje që Perëndimi e përdori për të zëvendësuar klasat e vjetra me minoritete të kontrollueshme...

Diskutimi për barazinë gjinore u kthye në një “stuhi në gotë”, por thelbi i ligjit është politik, jo social. Ai synon të prodhojë kategori të reja të mbrojtura, përmes të cilave pushteti legjitimon veten si modern dhe progresist. Shqipëria, që s’ka kaluar as fazën e emancipimit qytetar, po imiton mekanikisht modelet e shoqërive post-industriale që e kanë tejkaluar vetë këtë debat.

Shkaktoi “stuhi në gotë” diskutimi i ligjit për barazinë ligjore, si pasojë e një lineimi të vonë të opozitës së Sali Berishës kundër variantit zyrtar që mbrojti mazhoranca.

Variant që avancon jo thjeshtë mosdiskriminimin e atyre personave që kanë drejtim seksual të ndryshëm, pra janë homoseksualë, apo edhe atyre që quhen “gjini të tjera” pra as mashkull e as femër, por adreson vendosjen e tyre në shoqëri si një kategori e veçantë.

Që do të thotë, nëse personave me aftësi të veçanta, shteti u krijon lehtësi se si të integrohen, me anë të rampave, me anë të subvencioneve, me anë të mjeteve; edhe “gjinive të ndryshme” u jep mundësi që të kenë kuotën e tyre në shoqëri.

Çështja që po trajtojmë nuk është aq e panjohur për ne si shoqëri, e cila nuk ka kaluar fazat dhe fenomenet e një shoqërie liberale perëndimore, ku këto çëshje sot janë bazë jo vetëm e debatit publik por edhe e politikës.

Shqipëria ka qenë një shoqëri patriakale dhe konservatore deri në rrëzimin e komunizmit. Edhe diktatura e Enver Hoxhës, edhe pse e mbante veten përparimtare, e në të vërtetë ka bërë mjaft për emancimimin e gruas, edhe pse sipas interesit të vet, pra të krijimit të revolucionares grua që ishte aleate në luftën e klasave; e dënonte marrëdhënien seksuale të të njëjtës gjini. Por siç ka ndodhur gjithmonë, në shoqëri të tilla të mbyllura, sytë mbyllen për subjekte të veçanta.

Homoseksualët në regjimin e Enver Hoxhës nuk ishin një gjë e huaj, i kishim në majë të piramidës së politikës, ku njerëzit flisnin, i kishim në majë të kulturës, ku njerëzit i përmendnin me emër, e askush nuk i dënoi.

Natyrisht nuk pranohej ky status dhe VIP-at ‘gay’ ishin të martuar dhe lumturisht me fëmijë e më të dashur, por Sigurimi i pasuronte dosjet e tyre me sa më shumë detaje perverse.

Me rrëzimin e komunizmit, të gjithë këta personazhe që figuronin në dosjet e errëta të Sigurimit, “çuditërisht” zunë kreun e presidiumit të regjimit të ri.

Në politikë, media, kulturë, shkencë e shumëçka. Në vitet e para të komunizmit, njerëzit e dosjeve të dylberëve të diktaturës ishin elita apo aristokracia e Shqipërisë Demokratike.

Por, duket se kjo nuk mjaftoi. Në Shqipëri, pati një ekspod studiuesish që vinin për të gjuajtur “burrneshat” e vjetra të kanunit. Që shumë shpejt u kthyen në një metaforë perëndimore të ekzicizmit shqiptar. U shkruan libra pa fund, u bënë filma artistikë e dokumentarë, me një fjalë u harxhuan shumë para, për një numër që nuk kalonte 40-50 veta.

Kjo nuk kishte rëndësi pasi po krijohej narrativa e një gjinie të re, që po gjente rrënjët e saj historike edhe në shoqëri të virgjëra, siç ishte e jona. Përkatësisht gratë që duan të bëhen burra e anasjelltas janë realitet edhe wild-i egër.

Në fakt nuk kanë lidhje burrneshat me transgjinorët. Pasi gratë që bëhen burrnesha nuk ndërrojnë seks, e as nuk e çan kush kokën se çfarë seksi bëjnë. Burrneshat hiqen si burra për arsye sociale duke mos kërkuar privilegje.

Ky konflikt duket ka shërbyer si një thesar për një lëvizje që ka nisur herët në politikën perëndimore, atëherë kur klasa punëtore ‘shkoi për lesh’ dhe u borgjezua. Harroi Marksin dhe nisi të kërkojë seksin e lirë, shoqërinë e lirë, e gjithçka tjetër të lirë.

Pikërisht në vitin 1968, një mendje shumë perverse, kur pa se komunistët, përkatësisht punëtorët e stresuar dhe të mërzitur nga padrejtësitë, gjetën recetën.

Duke financuar lëvizjet e mëdha të lirisë pa kufi dhe të politikës së lirive dhe jo të të drejtave. Një lëvizje perfide dhe e zgjuar, pasi është shumë kollaj që të qeverisësh apo bësh politikë me pakicat që i kontrollon, pasi nuk kanë liri. Ata duan vetëm liritë e tyre gjinore, asgjë tjetër, as ekonomike, as sociale, as shoqërore e as politike.

Me një financim të rrumbullakosur, shkatërron të gjitha sindikatat dhe partitë liberale e socialiste të botës. Kjo ka ndodhur në Perëndim, ku thënë në realitet, pakicat gjinore, etnike dhe të tjera kanë një vlerë numerike. Pra janë një elektorat. Si në Britani apo SHBA, ku myslimanët janë më të llastuarit si nga Maga e Trump ashtu edhe nga ekstremi i Mamdanit që nuk është gjë tjetër, vetëm kukull e Sorosit.

Po në Shqipëri?

Në Shqipëri këto pakica nuk kanë vlerë politike, por si Sali Berisha, si Edi Rama, si Ilir Meta, apo edhe të tjerë janë mbështetur nga lobet e tyre. Konkretisht nga George Soros. I cili ka pasur kundër apo ka luftuar shumë Fatos Nanon, por edhe politikanë të tjerë “normale” në vend.

Berisha dhe Meta që sot janë kthyer në ‘pupilë’ të familjes, nuk e kanë besimin e njerëzve sepse ata ishin të parët që jo vetëm u financuan po u zhvirgjëruan politikisht nga ky lob transgjinor.

Ky debat, ka ardhur koha të bëhet më normal, jo nga klerikët, por nga intelektualë që njohin mirë problemin e si rrjedhim, kanë më të lehtë të gjejnë zgjidhjen.

Por në Shqipëri, çështja gjinore nuk mund të bëhet prioritet politik pa u zgjidhur prioritetet që shoqëria perëndimore i ka të zgjidhura./Pamfleti

barazia gjinore politika

Lini një Përgjigje

Editorial