TAGS-AT E JAVËS

Editorial17 Mars 2024, 12:13

Ilir Beqja e shembi ‘kështjellën prej rëre’ të SPAK si një ndërtim pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Beqja e shembi ‘kështjellën prej rëre’ të
Foto Ilustruese /

Vendimi i prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dhe heshtja e Altin Dumanit, të turpshme...

Më 15 mars 2024, SPAK njoftoi se përfundoi hetimet për koncesionin e sterilizimit dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë; por është i turpshëm, vendimi i prokurorëve Edvin Kondili e Ened Nakuçi dhe miratimi i Altin Dumanit, që për Ilir Beqajn kanë ngritur vetëm akuzën “Shpërdorim detyre”.

Është çmenduri edhe kur mendon, që Ilir Beqaj, krye hajduti me damkë ndërkombëtare, nuk është akuzuar për korrupsion, falsifikim dokumentesh, organizim grupi për vjedhjen e 70 milionë Euro, favorizim në tenderë me falsifikime dhe kosto 80 herë më të lartë se kostoja reale.

Pra, Ilir Beqaj është dërguar për gjykim vetëm me akuzën “Shpërdorim detyre” sikur ka toleruar thyerjen e ndonjë tavoline apo kompjuteri në zyra, por SPAK ka detyrim të sqarojë se me çfarë veprimesh e ka shpërdoruar detyrën ministri Ilir Beqja.

Nuk e dimë me çfarë argumenti e mbi çfarë baze ligjore, SPAK e akuzon Ilir Beqjen vetëm për “Shpërdorim detyre”, kur hetuesit e BKH, kanë këto prova veprash penale, të kryera prej tij:

- Ish-ministri Ilir Beqja, për të krijuar koncesionin, nuk lejoi vënien në punë të qendrës së sterilizimit, megjithëse Ogerta Manastirliu e kërkoi të vihej në punë me specialistët e QSUT.

- Ai përzgjodhi 7 anëtarët e  komisionit të tenderit, të cilët janë marrë të pandehur me masa penale “Arrest shtëpie” e Detyrim paraqitje”, mes tyre dhe Ilir Beqja.

- Ai caktoi kushëririn e parë, Genc Byrazeri, si drejtues të grupit të punës, që hartoi preventivin e koncesionit, me kosto 80 herë më të lartë se kostoja reale.  

- Ai shpalli tenderin por edhe paracaktoi fituese, një firmë ndërtimi nga Vlora, të cilën e regjistroi si firmë mjekësore ndërkombëtare me 50 vite përvojë.

- Ai skualifikoi 2 herë, firmën rivale që dha ofertë 40% më të ulët se firma e shpallur fituese, megjithëse Komisioni i Prokurimit e anuloi tenderin për shkelje kriteresh e ofertë më të lartë.

- Ai urdhëroi Drejtorinë e Financës të Ministrisë dhe Fondin e Kujdesit Shëndetësor, t’i paguanin firmës private, 25% të fondit paraprakisht dhe të mos e kontrollonin gjatë zbatimit të kontratës.

- Ai i dhuroi koncesionarit qendrën kombëtare të sterilizimit dhe me urdhër të tij, prej 8 vitesh shteti vazhdon paguan energjinë dhe ujin miliona lekë që konsumon privati te qendra e sterilizimit.

Prokurorët dhe shefi i SPAK, besojmë se kanë aq njohuri sa të kuptojnë, që këto veprime nuk janë vetëm “Shpërdorim detyre”, por janë akte zyrtare të paramenduara të Ilir Beqjes, për të vjedhur.

Mirëpo prokurorët, që nuk thonë se cilët dhe si i vodhën 70 milionë Euro; pas 4 vitesh hetime prej datës 13 janar 2020, paskan “zbuluar” se Ilir Beqja nuk ka bërë korrupsion e vjedhje, por me mos veprimet e tij, ka lejuar shkeljen e ligjit, kur ai ka kryer të gjithë veprimet e skemës së vjedhjes.

Po nuk është çudi, mbasi në 17 gusht 2023, kur u arrestua koncesionari Ilir Rrapaj dhe zv/ministri Klodian Rjepaj, SPAK nuk e “zbuloi” dot as shpërdorimin e detyrës nga Ilir Beqja dhe e lanë jashtë dosjes hetimore, deri sa e detyroi gjykata, ndërsa tani “zbuloi” vetëm shpërdorimin e detyrës.

Favorizimi i Ilir Beqjes, me akuzë që do katandiset në dënim me 1 muaj punë në komunitet apo 1 vit shërbim prove, dëshmon se janë të njëjtët “profesorë” drejtësisë së vjetër, që nuk kanë ndëshkuar korrupsionin prej 25 vitesh në Shqipëri, duke bërë karrierë e pasuri prej hajdutëve të pushtetit.

Ndërsa tani, që janë veshur me mantelin e drejtësisë së re të quajtur SPAK, po vazhdojnë lojën perverse të pandëshkueshmërisë, duke menduar se nuk u kuptohen pazaret që bëjnë me krye hajdutët e politikës./Pamfleti

ilir beqja spak ndërtim pa leje kështjella prej rëre

Lini një Përgjigje