
Korridoreve të Kryeministrisë, thuhet se sulmin e ka nxitur vetë Babloku dhe kjo eshte arsyeja pse mori pranë vetes, Maznikun dhe Gonxhen. I duheshin zëvendësues.
Ata që ia dinë pushtetin që ka, por që janë larg tij, kanë mbetur të çuditur nga goditja që iu bë krahut të djathtë të Belinda Ballukut, ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit. Ndërsa të tjerë, afër kupolës së Edi Ramës, po fërkojnë duart. Pushtetit të Belinëds i janë lëkundur seriozisht themelet, dhe kjo ka qenë e papritur, sidomos këto kohë kur ka nisur riaktivizimi i partisë për zgjedhjet e 2025-ës.
Por më shumë se askënd tjetër, firmosja e urdhër-arrestit për Evis Berberin ka qenë e papritur për vetë Belindën. Deri ne sekondat e fundit para prangosjes, zv/Kryeministrja e ka mbajtur me gajret komandantin e vet, të cilin e ka përdorur si mashë për makinacionet e vjedhjes për shumë vite.
Evis Berberi akuzohet se ka përfituar miliona euro si drejtor, dikur i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe me pas i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por afërmendsh, është fort e vështirë të besosh se të gjitha këto miliona kanë shkuar në xhepin e ish-këshilltarit të Belindës. Me një shefe mbi kokë si Belinda, të vjedhës miliona pa dijeninë e saj, është pothuaj e pamundur. Siç është e pamundur të vjedhës edhe me një kryeministër si Edi Rama mbi kokë.
Kushdo që punon në këtë administratë e di se urdhrat vijnë nga lart, me një mesazh në Whatsapp, me një telefonatë ose edhe verbalisht në zyrë, nën kërcënimin e vendit të punës. Kush punon në këtë administratë e ka të qartë se punonjësit po ikin një nga një sepse nuk pranojnë të firmosin për tendera e vendime që mund t'ju kushtojnë lirinë dhe jetën, siç jemi të gjithë dëshmitarë se kjo administratë publike që është sot, është si kurrë më parë në vështirësi për të gjetur specialistë e profesionistë, pikërisht për këtë arsye: askush nuk pranon më të punojë drejtor a më lart, për t'i shpëtuar detyrimit për tu bërë pjesë e skemave që të mëdhenjtë përdorin për të vjedhur.
Prandaj pas arrestimit të Evis Berberit shumëkush nëpër korridoret e Kryeministrisë po fërkon duart. Precedentët thonë se drejtorë të nivelit të Berberit, nën presionin e humbjes së lirisë fillojnë dhe bilbilosin duke i treguar urdhëruesit e zbatimit të skemave prej nga rrjedhin miliona euro. Dhe kundërshtarët e Belindës, ata që kanë fshirë vetëm thërrimet që ajo ka lënë të bien përtokë, po presin përfundimin duke u lutur që Berberi ta marrë me vete Shefen e vet.
Madje nga ato çfarë thuhet korridoreve të Kryeministrisë, sulmin e ka parashikuar dhe nxitur vetë Babloku dhe kjo eshte arsyeja pse mori pranë vetes, Maznikun dhe Gonxhen. I duheshin zëvendësues.
Dhe punët po shkojnë sipas këtij skenari. Evis Berberi paska ngrënë kumbulla sa qenka ngopur pas kurrizit të shefes që e mori nga hiçi dhe e bëri drejtor të madh. Por pas këtij skenari, pyetja që lind për Bablokun është: po Belinda a ka ngrënë nga këto kumbulla?
Pyetja është thjeshtë retorike sepse përgjigja është në të: pas 10 vjetësh në pushtet, në përgatitje e sipër për mandatin e tretë, Edi Rama po ndryshon komandantët e vet. Ai të paktën beson se po emëron komandantë të rinj, edhe pse ky është vetëm një riciklim i tyre dhe dosjet e Gonxhes, Maznikut e shokëve të tjerë, të ashtuquajtur të rinj, janë të ruajtura vetëm një sirtar më poshtë në tavolinën e Kryeminsitrit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje