TAGS-AT E JAVËS

Editorial12 Mars 2024, 09:36

Amerikës i ngec ‘sharra në gozhdë’ me Edi Ramën

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Amerikës i ngec ‘sharra në gozhdë’ me Edi Ramën
Sali Berisha dhe Edi Rama /

Kur Saliu i bie thumbit, Babloku i bie patkoit...

Edi Rama, u shkëput përmes një truku trashaman nga Amerika, dhe u bashkua me turp elegant, krah forcave antiamerikane të Sali Berishës.

Tashmë, bashkëpunimi i qeverisë së krimit, me orkestrën e banditëve të krimbur, do të rreket të vazhdojë me miratimin e ligjeve për reformën zgjedhore, kalimin e leqeve për kallandrisje të ujdive në vijën e ujit, përmes pyllit të korrupsionit, vetëm që Amerikës t’i ngecë ‘sharra në gozhdë’. 

Këta janë specialistë. Kur Saliu i bie thumbit, Babloku i bie patkoit.

Shtiren sikur zihen. Mpijnë pritshmëritë dhe mpiksin vështirësitë.

Sa herë kapen në faj, vallëzojnë si fajkonj e premtojnë, se popullit do ja bëjnë edhe detin kos me gjithë këto resurse që ka ky vend i bekuar.

Duam apo jo ne, as jargët që nxori McGonigal nga thartimi i qumështit të mjelë në gjinjtë e Edi Ramës, nuk bëjnë për ‘tharmë kosi’.

Që deti një ditë do të bëhet kos, edhe mund të ndodhë, por jo me farë nga Amerika.

I ngarkuari me Punë në ambasadën amerikane David Wisner, vetëm pasi u bashkuan Saliu me Bablokun u bë i gjallë.

Përqafoi Lindita Nikollën për punën e mirë në zbatimin e ligjit, ku ajo nuk zbaton, por e fsheh, prej një viti e ca, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ish ministrja Olta Xhaçka ka konflikt interesi me burrin investitor strategjik.

Çfarë tjetër bëri ky Davidi, veçse po na thotë, tek Lindita ka kos?!

Në fakt, në shekullin e Sali Berishës, kishte kos edhe në tepsi të socialistëve, edhe të demokratëve.

Oligarkëve, u merrte pak qumësht të thartë, shtonte ujë me kova, dhe të tërë mbanin lugët në duar anës lumejve e deteve e pllaquriteshin në bërrakat e shiut që lëshonte Qielli.

Avujt nga Amerika mbi Tiranë do të jenë të ftohtë deri pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

4 Klanet mafioze do të bëjnë të pamundurën, vetëm që Amerikës t’i ngecë ‘sharra në gozhdë’ me Edi Ramën që nuk ka kujt t’ia lëshojë pushtetin.

E përtej gjithë kësaj, Babloku është më i vështirë se Saliu si antiamerikan dhe anti ligj./Pamfleti

amerika sharra në gozhdë edi rama sali berisha thumbi patkoi

Lini një Përgjigje