TAGS-AT E JAVËS

Editorial 6 Mars 2024, 14:14

Trafikantët hedhin barrët, Ilir Meta hodhi gruan

Shkruar nga Laert Skiroi

 

Trafikantët hedhin barrët, Ilir Meta hodhi gruan
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta /

Në momente stuhish politike gratë i kanë hedhur në det edhe Stalini, Tito, Kim Ir Sun, madje edhe vetë Sihanuk para martesës me Monikën nga ku mori emrin Monika Kryemadhi...

Pse ndodhi pikërisht tani, në këto kohë stuhie në detin e SPAK-ut?

Ilir Meta doli para medias në një konferencë ‘të shpikur’ vetëm për të thërritur para publikut dhe Policisë se ‘nuk kam lidhje me Monikën’. U duk sikur Meta sapo doli nga një zgavër me grerëza, i rrënuar nga helmi i insektit të vdekjes, dhe e gjeti shpëtimin duke ulëritur: ‘Nuk kam punë me Monikën, nuk i bëra gjë!’.

Mënyra si e bëri deklaratën ishte pak e turpshme; burri nuk del para kasabasë e të ankohet për gruan dhe ta ‘ndajë’ mu në mes të kallaballëkut. Ish presidenti i Republikës e akuzoi të shoqen si ‘devijatore politike’, për kohën kur edhe ajo ishte kryetare e Partisë së tyre familjare. Kjo kishte ndodhur edhe më parë në histori:

Mao Ce Duni e dërgoi në ferr të shoqen Cian Cin sepse tradhtoi ideologjinë e Partisë. Kryetari Mao thuhet se ka pasur 4 gra, në moshën 14 vjeç largohet nga shtëpia pasi babai e martoi me dhunë me një vajzë 20 vjeçare, lo Shi. Gruas së parë të Maos i prenë kokën, e dyta u çmend, të tretën e mbajtën të burgosur.

Në momente stuhish politike gratë i kanë hedhur në det edhe Stalini, Tito, Kim Ir Sun, madje edhe vetë Sihanuk para martesës me Monikën nga ku mori emrin Monika Kryemadhi.

Ilir Meta publikisht bëri ‘divorc politik’. Ndërsa si ‘shoqe dhome’ e bëri hasha duke i thënë Drejtësisë: ‘Merruni me Monikën po të keni dyshime për korrupsion’.

Veprimi i Metës është veprim klasik që ka ndodhur dhe ndodh në tre kohë:

Koha e parë,

Është koha e kaluar e biografisë. Kjo i përket regjimit të diktaturës komuniste. Sot e kësaj dite kemi mes nesh krijesa të çifteve në nomenklaturën komuniste, të cilët shpëtuan pse njëri në çift e divorcoi tjetrin sapo i doli ‘kleçka në biografi’. Njëri nga çifti shpëtonte, tjetri dërgohej në internim ose në burg.

Por kjo ka kaluar, megjithëse jo për Metën

Koha e dytë,

Që është më e qarta dhe që e përjetojmë aktualisht.

Kjo është ‘koha e mafies’. Si mafioz nuk mund të tregohen me gisht vetëm Meta a Berisha a Vis Martinaj i ‘humbur’. Jo, mafiozë janë të gjithë këta që kryejnë trafiqe njerëzish dhe trafiqe droge. Këta janë kaq tragjikë në ‘hedhjen e barrës’, saqë kur ndjejnë rrezik i hedhin njerëzit nga skafi në mes të detit ku bëhen ushqim për peshqit. Meta është akuzuar edhe nga aleati i tij politik Berisha, si trafikant droge dhe njerëzish. Tani i ka mbetur Monika që ta hedhë nga barra e tij.

Koha e tretë,

Është koha e ‘krevatit të ngushtë’.

Njëri, më i forti në çift, i thotë tjetrit “shtyu pak se të hodha fare’. Në këtë rast ‘ngushtësia’ është pasojë e korrupsionit, e parave të paligjshme, e lobimit me para të dyshimta, e larjes së parave..., në çiftin Meta- Kryemadhi. Tani Iliri po i thotë gruas së tij ‘ik poshtë, të mos shoh me sy në krevatin tim’.

Shpresa është se do të shpëtojë pasurinë e paligjshme./Pamfleti

trafikantët hedhin barrët ilir meta hodhi gruan

Lini një Përgjigje