TAGS-AT E JAVËS

Editorial13 Mars 2024, 10:15

Të pathënat e paktit Berisha- Rama: A po negociohet lirimi i Berishës dhe kontrolli i SPAK e KLSH-së?

Shkruar nga Pamfleti
Të pathënat e paktit Berisha- Rama: A po negociohet lirimi i
Pakti /

 Rreziku i ‘precedentit romun’ dhe prapaskenat politike të dinozaurëve të politikës...  

Gazmend Bardhi ka dalë si triumfator pas marrëveshjes që ka arritur me mazhorancën, ku nga 8 janë pranuar vetëm 2 komisione hetimore. Përkatësisht ato të koncensioneve në shëndetësi dhe të dhënave të sistemit TIMS.

Realisht, për PPP në Shëndetësi, jo vetëm që dihet gjithçka, por SPAK i ka hapur dosjet, ndërkaq ajo e sistemit TIMS pritet të kthehet në një dyqan ku deputetët e shefat e tyre do të marrin para duke vënë gjoba. Pra të kërcënojnë njerëz të fuqishëm, se do t’i publikojnë të dhënat e fluturimeve. VIP-a që kanë fluturuar me dashnore, apo bosë krimi me njerëz të politikës apo biznesit.

Ndërkaq, është hequr komisioni për MCgonigal, çka është realisht një zhvillim tipik politik, është hequr ai i fluturimeve të Edi Ramës me Air Albania. Ku mund të zbulohen të dhëna të rëndësishme që qytetarët duhet t’i dinë se me kë ka fluturuar dhe sa ka shpenzuar kryeministri i tare.

Megjithatë, thelbi nuk qëndron këtu, pasi kemi të bëjmë me një negociatë, së cilës do t’ia dëgjojmë krismën në ditët e ardhshme.

Në fakt po bëhet fjalë për të ashtuquajturën “grackë rumune”, për të cilën ka shumë kohë që bisedohet në mënyrë sekrete. Ndërmjet përfaqësuesve të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ideja është që të gjenden aleatë për një ndryshim kushtetues të madh, që të ndalojë zgjerimin e SPAK me burime njerëzore, si dhe krijimin e një trupe parlamentare që do të ketë detyrë për të bërë një inspektim institucioneve të larta të Drejtësisë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Aktualisht me Kushtetutë, këtë të drejtë e ka ILD, por nëse Parlamenti e merr këtë funksion, mund të kthehemi fiks në precedentin rumun, ku Parlamenti ja ‘nxiu jetën’ kreut të prokurorisë antikorrupsion Laura Korvesi, derisa e shkarkuan.

Siç mësohet, SHBA dhe BE kanë arritur të interceptojnë prej kohësh çdo takim, deri në detaje. Përpara takimit të Blendi Çuçit me Gaz Bardhin, në zyrën e kreut të Kuvendit Lindita Nikolla, ka mbërritur i Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wizner, i cili i ka kujtuar mazhorancës ‘vijën e kuqe’.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit, është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane.

Edi Rama, paktin e Sali Berishës po e bën sipas gjasave për të ulur fuqinë e Lulzim Bashës, i cili, edhe pse nuk i ka numrat në Kuvend, ka dalë me një propozim të fuqishëm për të ndryshuar sistemin politik në vend.

Basha ka kundërshtuar me forcë nismat për të komisionuar SPAK dhe KLSH-në, çka pritet të lëvizë Edi Rama me Sali Berishën së afërmi.

Ndërkaq, në lojë është edhe lirimi i Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. Mësohet se kjo çështje është diskutuar në negociatat sekrete. Ku është folur edhe për një ndryshim kushtetues për deputetin që nuk mund të arrestohet as në shtëpi nëse nuk ka kryer një krim të dukshëm edhe të rëndë. Një tjetër arritje që pritet të bëhet e ditur së shpejti është se Sali Berisha nuk do ta humbë mandatin e deputetit. Kjo duket se është vendosur e do të bëhet e ditur nga Kuvendi, se mungesat nuk do të quhen penalizuese në rastin e një vendimi të SPAK apo Gjykatës. Rama në këto negociata, ka luajtur fort, duke e ditur se doktori të gjithë hallin e ka që të mos i digjet mandati. Por loja duket se nuk ka mbaruar këtu, e gjasat janë që të angazhohet sërish SHBA./Pamfleti

pakti berisha rama të pathëna lirimi i berishës kontrolli i klsh kontrolli i spak

Lini një Përgjigje