TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Shkurt 2026, 16:49

Si po i ‘ngjit shkallët’ në Kryeministri togeri Herald Jonuzaj, “ogiçi” i punëve të zeza të Ëngjëll Agaçit

Shkruar nga Pamfleti
Si po i ‘ngjit shkallët’ në Kryeministri togeri Herald
Herald Jonuzaj /

Do mbahet mend për përplasjen me Erion Veliajn në Kushtetuese, kur mbronte në gjyq vendimin e Edi Ramës për shkarkimin e kryebashkiakut, gjyq të cilin e humbi...

Ëngjëll Agaçi u largua nga kryeministria, për shkak të problemeve me SPAK-un, por atje ka lënë “ogiçin” e tij Herald Jonuzaj, të cilin e ka përdorur si bedel për të firmosur letrat e projekt-ligjeve dhe vendimeve të Edi Ramës, për aferat me PPP-të dhe vjedhjet e pasurive.

Si njohje dhe lidhje “shpirtërore” e Ëngjëll Agaçit dhe frekuentues i mjediseve të grupit të tij gjatë viteve 2005- 2010 në Itali, Herald Jonuzaj, u mbështet nga Agaçi me miqtë e tij në PD, që të fillonte karrierën zyrtare në Shqipëri.

Fillimisht, në vitet 2005-2007, Heralad Jonuzaj bëri 2 vite kurs në Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë, ku i dhanë gradën “Nëntoger”, ndërsa në vitet 2007-2010, kryeu Shkollën e Karabinierë në Romë, dhe mori gradën “Toger”.

Nga muaji dhjetor 2010 deri në mars 2011, u punësua në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, prej nga e larguan sepse nuk dorëzoi dokumentat e njehësimit të diplomës si karabinier.

Por menjëherë pas ikjes andej në muajin mars 2011 e deri në muajin korrik 2017, Herald Jonuzaj, u punësua jurist në Sektorin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të Drejtorisë Juridike dhe Sektorin e Mbështetjes Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjatë hetimeve për Gërdecin, Klubin “Partizani” dhe aferat e qeverive të PD-së dhe PS-së me pronat e ushtrisë, atij i ka dalë emri si  falsifikator aktesh shkresore.

Aq kontraditor është Herald Jonuzaj me punësimit dhe shkollimet e tij, sa në CV, deklaron se gjatë periudhës gusht 2015-dhjetor 2017, ka qenë në Avokaturën e Shtetit; ndërkohë që deklaron se ka qenë jurist edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në muajin shkurt 2018, “ëngjëlli” i tij Ëngjëll Agaçi, e mori pranë vetes në Kabinetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, me detyrë koordinator për menaxhimin e akteve juridike.

Në korrik 2019, Ëngjëll Agaçi e emëroi Përgjegjës të Njësisë së Akteve Rregullatore të Këshillit të Ministrave, ku e mbajti deri në muajin mars 2023, ndërsa brenda 24 orësh e emëroi Drejtor të Departamentit të Akteve Rregullatore të Këshillit të Ministrave, ku vazhdon të jetë akoma.

Harald Jonuzaj, i vetëshpallur “konstiticionalist-nxënës e mëkembës” i Ëngjëll Agaçit, harton paraprakisht në aspektin e përputhshmërisë kushtetuese, projekt-ligjet, propozimet e kryeministrit, të ministrave, projekt-vendimet, aktet normative dhe marrëveshjet ekonomike.

Deri para disa ditësh, këto i kalonin për miratim Ëngjëll Agaçit, por faktikisht, çdo dokument e hartonte Agaçi, ndërsa Herlad Jonuzaj si Drejtor i  Akteve Rregullatore, i ka firmosur formalisht.

Mos përputhje vitesh shkollimi në Itali, diploma të pa njehësuara

Në kryemnistri, Herlad Jonuzaj është 1 ndër 5 drejtorët, që nuk ka në dosje dokumentet e shkollimit në Itali, sepse ministria e Arsimit nuk ia njeh, ngaqë nuk përputhen vitet e kryerjes.

Dhe me të drejtë, sepse ai deklaron që, në vitet 2005- 2007 ka kryer Akademinë Ushtarake në Modena me gradën “Nëntoger”; ndërsa në vitet 2007- 2010, deklaron se ka kryer Shkollën e Lartë të Karabinierisë në Romë dhe ka marrë gradën “Toger”.

Por paralelisht me arsimin ushtarak, Herald Jonuzaj, deklaron se në vitet 2005-2008, ka kryer studimet për Shkenca Jurdike, në Universitetin e Modenas dhe Reggio Emilia; ndërsa po në vitet 2008-2010, paska kryer dhe studimet Master në Universitetin e Romës.

Me favorizim nga Ëgjëll Agaçi, “ogiçit” i tij Herald Jonuzaj, nuk ka futur në dosje as formularin e vetëdeklarimit me të dhënat personale, lidhur me vendet ku ka jetuar, arsimin, vendet e punës dhe nëse ka qenë i arrestuar, i proceduar penalisht apo i dënuar në Shqipëri e jashtë saj.

Do mbahet mend për përplasjen me Erion Veliajn në Kushtetuese, kur mbronte në gjyq vendimin e Edi Ramës për shkarkimin e kryebashkiakut, gjyq të cilin e humbi/Pamfleti

 

herald jonuzaj ogiçi i punëve të zeza

1 Komente

    Lini një Përgjigje