Papritur, në ndryshimet e bёra rishtazi tё Kodit Penal të shumëpërfolur “europian” shihet të jetë futur një nen i ri. Nen që lidhet drejtpërdrejt dhe pikërisht me interesat financiare të Bashkimit Evropian.
Emri i një ish-ministre të Bujqësisë së qeverisë shqiptare është përmendur shumë shpesh në raportime dhe debate publike për dyshime që lidhen me menaxhimin korruptiv të fondeve të BE-së që lidhen me bujqësinë. Bëhet fjalë për Frida Krifcën.
Fokusi i dyshimit publik ka rënë brenda binomit IPARD-AZHBR me shumë akuza që në thelb flasin për devijim fondesh, përfitime klienteliste dhe abuzime me grantet që duhej të shkonin te fermerët e varfër vendas.
Deri këtu, gjithçka është pjesë e aludimeve, dosierëve dhe presioneve politike apo mediatike, ndërsa nga ana tjetër, organet e drejtësisë kanë detyrën e vёrtetё ta provojnë ose ta rrëzojnë me fakte këtë zhurmë apo “tymnajë” politiko-mediatike.
Neni “shpëtimtar”
Papritur, në ndryshimet e bёra rishtazi tё Kodit Penal të shumëpërfolur “europian” shihet të jetë futur një nen i ri. Nen që lidhet drejtpërdrejt dhe pikërisht me interesat financiare të Bashkimit Evropian.
Ky nen i përfshirë në kreun e mashtrimeve të Kodit Penal, i futur si “pa ftuar”, dhe pa u shoqëruar qartë me një logjikë të lidhur me nenet e tjera të të njëjtit “departament”, parashikon shprehimisht:

Ndër nenet e reja qё u amenduan me “frymë europiane”, ky nuk do binte në sy po qe se nuk do ishte futur si me nxitim, pa asnjë diskutim nëpër dhjetëra “tryezat konsultative”. Nuk dihet a di gjë Ministri i Drejtësisë që e zhvendos tryezën e diskutimeve dhe konsultimeve për Kodin “europian” deri tek cepi më i largët i ekspertizës dhe interesit qytetar.
Nga “mbiu” neni 143/a/8? Kush e propozoi?
Kush e lidhi me nenin bazë të Kodit Penal? Me nenin 3: “Veprimi në kohë i ligjit penal”.
Sepse neni 3 i Kodit Penal mbetet parimi bazë që po ta lexosh me kujdes merr shumë kuptim për binomin apo “aferën” IPARD-AZHBR:
Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale. … Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.
Rastësi apoe qëllimshme?
Nëpër korridoret e Kuvendit dhe ato të ekspertizës së drejtësisë nën zë qarkullon një thashethem që përmblidhet në një pyetje:
A u sajua ky nen “mburojë” për nesër?… me qëllim që të thuhet “atëherë nuk kishte vepër penale specifike për fondet e BE-së, ndaj nuk mund të ketë dënim penal – sot!”.
Ndërkohë që drejtësia shqiptare vazhdon hetimet dhe shteti shqiptar është ende në fazën justifikuese para Bashkimit Europian, fermerët e pambrojtur të Shqipërisë vijojnë të rrënohen nga papërgjegjshmëria që kërkon një alibi të re – me një ligj të ri. / Kontrast

Vazhdoni vjedhjen se Tani ju mbron edhe Ligji Perfundimisht Ky Vend nuk Behet Me.
Ky është mallikimi Shqipërisë. Zot ku u gjet kjo monstër