TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Shkurt 2026, 10:53

FRPD nën hijen e Forex, emra konkretë lidhin Belind Këlliçin me skema mashtrimi dhe pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

 FRPD nën hijen e Forex, emra konkretë lidhin Belind

Ardit Bënja, Fatjon Bathorja dhe Ermir Gjeta dalin në evidenca për mashtrime me call center-a dhe përfitim fondesh publike, ndërsa kompani private përdoren për kamuflim dhe pastrim kapitali...

Emra dhe kompani të lidhura me strukturat e FRPD-së shfaqen në skema mashtrimi me call center-a që kanë zhvatur miliona euro jashtë vendit. Ardit Bënja rezulton përfitues i 150 mijë eurove nga AZHBR në një proces që ngre dyshime për konflikt interesi. Fatjon Bathorja dhe Ermir Gjeta përmenden në informacione operative për kamuflim aktiviteti dhe pastrim parash përmes subjekteve tregtare. Rrjeti i lidhjeve ngre pikëpyetje mbi rolin e Belind Këlliçit dhe përdorimin e strukturave politike si mbulesë për aktivitete kriminale.

Emra, lidhje, evidenca, kompani dhe denoncime ngrenë dyshime të forta se Belind Këlliçi e ka shndërruar FRPD-në në organizatën më të madhe me natyrë kriminale të mashtrimit përmes call center-ave në Shqipëri. Përveç Luis Hoxhës, lidhjes së Andi Fosës, që u zhvati 30 milionë euro qytetarëve gjermanë përmes call center-ave, dhe doktorit të call center-ave Klaus Shaqiri, disa lidhje të tjera të Belind Këlliçit në FRPD dalin në biznesin kriminal të call center-ave.

FRPD nën hijen e Forex, emra konkretë lidhin Belind
Ardit Bënja /

Ardit Bënja, lidhje e Belind Këlliçit, është kryetar i FRPD-së në Kuçovë. Emri i tij shfaqet në rrjete kriminale të mashtrimit me call center-a, deri te përfitimi i fondeve të bujqësisë nga AZHBR në konflikt interesi. Për të ndërtuar një stallë lopësh, Bënja ka kontraktuar për projektin Ylli Agon. Projekti, përmes të cilit Ardit Bënja mori 150 mijë euro, u shqyrtua dhe u miratua nga vajza e Ylli Agos, Ana Ago, e cila në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes dhe Pranimit të Projekteve.

Fatjon Bathorja është një tjetër anëtar i grupit të të rinjve të Belind Këlliçit me call center-a. Bathorja i ka kamufluar grupet e call center-ave me kompaninë PRO-PROGRESS sh.p.k., në të cilën është administrator dhe zotëron 100 për qind të aksioneve. Për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve, ai e ka kthyer kompaninë në pikë valutore. Sipas një informacioni operativ, Bathorja i pastron paratë me kompaninë HTS- Hospitality and Tourism Services sh.p.k., me zyra pranë pallatit ku banon Sali Berisha.

FRPD nën hijen e Forex, emra konkretë lidhin Belind
Ermir Gjeta /

Ermir Gjeta, me precedentë penalë, një nga lidhjet kryesore të Belind Këlliçit, ka grumbulluar miliona euro përmes skemave të mashtrimit me call center-a. Gjeta, pjesë e FRPD-së, aktualisht e ka ndërprerë veprimtarinë kriminale, ndërsa po pastron paratë e aktivitetit të mëparshëm kriminal në biznese, si dhe me disa kompani si Traffic Public Bar, Dentour Albania, Dentour Communications, Bianca Hotel, Dentour Laboratory etj./Pamfleti

frpd forex ermir gjeta ardit bënja fatjon bathorja belind këlliçi

2 Komente

  1. O
    Opionisti

    Amund te hetohete kellici dhe mund te fute burge

    1. N
      Nazmi

      Të hetohet jo vetëm këlliçi por të tërë dhe të futen në burg,dhe tu sekuestrohen ato miliona që kanë bërë me mashtrime,se në parlament na flet për vjedhje ndërkohë e bënë dhe vetë këtë korupsion në burg.

      Lini një Përgjigje