TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Shkurt 2026, 13:45

Memaliaj/ A ka “ngrënë” Mirela Kumbaro, te “tepsia” 5 milionë Euro për ujësjëllësin që firmosi Gjolek Guci?

Shkruar nga Pamfleti
Memaliaj/ A ka “ngrënë” Mirela Kumbaro, te
Mirela Kumbaro /

SPAK dërgon për gjykim Gjolek Gucin për tenderin me “flamur të kuq”, ndërsa përgjimet dhe dëshmitë për ndërhyrjet e Mirela Kumbaros mbeten jashtë akuzës...

Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-kryebashkiakun e Memaliajt dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 5 milionë euro të ujësjellësit, të dhënë pa garë dhe me pothuajse 100% të fondit limit. Por hetimet e BKH, përgjimet dhe dëshmitë flasin edhe për ndërhyrje të drejtpërdrejta të Mirela Kumbaros në akordimin e fondeve, lejen mjedisore dhe nënkontraktimin e punimeve. Ndërsa ujësjellësi nuk është përfunduar as 20%, emri i ministres nuk figuron në akuzë, duke ngritur pikëpyetje mbi selektivitetin e hetimit dhe fazën e dytë të procedimit penal.

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish-Kryetarin e Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, dy vartës të tij dhe subjekte private, për aferën e vjedhjes më të madhe financiare që është organizuar dhe realizuar në atë bashki të vogël.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Ndërtimi i Ujësjellësit Rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe në qytetin Memaliaj”, të financuar nga Buxheti i Shtetit, me autoritet prokurues dhe kontraktor Bashkinë Memaliaj.

Ky tender ishte me fond limit rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH, ndërsa oferta fituese që firmosi Gjolek Guci ishte vetëm 12 euro më pak se fondi limit, dhënë pa garë bashkimit të kompanive “KEG” sh.p.k dhe “ED Konstruksion” sh.p.k, të vetmet pjesëmarrëse në tender.

Memaliaj/ A ka “ngrënë” Mirela Kumbaro, te

Në kallëzimin e KLSH më 28 tetor 2024 dhe në Procedimin Penal nr. 216, datë 4 nëntor 2024 nga SPAK, ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci dhe grupi i tij janë hetuar për shkelje të barazisë në tenderë, paracaktim vlere fituese dhe nënkontraktim të ndërtimit të ujësjellësit te kompania që kishte bërë projektin falas.

Por edhe në aferën e ujësjellësit Memaliaj ka dalë e përfshirë Mirela Kumbaro, deputete, ministre dhe drejtuese politike në Qarkun Gjirokastër, e njohur si “Bejleresha” e pushtetit në Jug.

Gjatë hetimit që ka kryer BKH, edhe nëpërmjet përgjimeve dhe dëshmive të personave të proceduar dhe pronarëve të kompanive, emri i ministres Mirela Kumbaro ka dalë si person aktiv në grupin e aferës së këtij tenderi.

Ajo ka ndërhyrë dhe ndikuar te Edi Rama për akordimin e fondit jashtë planifikimit dhe me vlerë 30% më të lartë se kostoja reale, si dhe për dhënien e lejes mjedisore me dokumente fiktive pasi u bë tenderi.

Sipas hetimeve, Mirela Kumbaro ka urdhëruar ish-kryebashkiakun Gjolek Guci t’ia japë tenderin pa garë kompanive “KEG” sh.p.k dhe “ED Konstruksion” sh.p.k me pothuajse 100% të fondit limit, ka lejuar kryerjen e pagesave nga Bashkia pa filluar punimet dhe ka ndërhyrë te Komisioni i Prokurimeve Publike për të mos hetuar këtë tender me “flamur të kuq”.

Hetimi dhe dëshmitë që mblodhi BKH nga zyrtarët e implikuar të Bashkisë Memaliaj dhe pronarët e firmave kanë zbuluar se Mirela Kumbaro ka urdhëruar që punimet t’i jepeshin me nënkontraktim kompanisë “Artreum Generation”, financuese e fushatave të saj.

Kompania “Artreum Generation” është në pronësi të bashkëshortes së Lorenc Bamit nga Nikla, i katapultuar Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës, aktualisht nën hetim nga SPAK bashkë me Tërmet Peçin për korrupsion me tokat, lejet e ndërtimit, tenderët dhe fondet IPARD.

Nisja e punimeve për ujësjellësin e Memaliajt u inaugurua më 7 prill 2021, para zgjedhjeve, nga Edi Rama dhe Mirela Kumbaro; tenderi u bë më 9 prill, kontrata u lidh më 14 qershor 2021, ndërsa ujësjellësi duhej të përfundonte më 8 prill 2023, por deri tani nuk janë kryer as 20% e punimeve.

Referuar këtyre të dhënave hetimore, po bëjmë dy pyetje:

·   A ka “ngrënë” Mirela Kumbaro nga “tepsia” e tenderit 5 milionë euro të ujësjellësit të Memaliajt që firmosi ish-kryebashkiaku Gjolek Guci?

·   Përse emri i ministres dhe deputetes Mirela Kumbaro nuk është pasqyruar në lëndën e dosjes hetimore që përgatiti BKH, mbështetur në përgjimet dhe dëshmitë e mbledhura?

Ndoshta mund të jetë në fazën e dytë të hetimit, pasi më 28 janar 2026 SPAK e ndau Procedimin nr. 216 në një çështje tjetër me Procedim Penal 216/1, për hetime të provave të tjera.

Të presim dhe të shohim, sepse deri tani Mirela Kumbaro nuk është proceduar penalisht as për aferat me plazhet, lejet për resorte në zona të mbrojtura, fondet e BE me Ilir Beqajn, sipërfaqet e Parkut të Butrintit për komplekse vilash, lejimin e mbetjeve të Kurum etj./Pamfleti

Memaliaj/ A ka “ngrënë” Mirela Kumbaro, te
Ish- kreu i bashkisë Memaliaj Gjolekë Guci /

mirela kumbaro tepsia e ujësjellësit 5 milionë euro gjolekë guci

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Me siguri, për vete dhe pjesën për Luanin.

    Lini një Përgjigje