Nuk është rastësore, që ky ligj u miratua 5 muaj pasi Ron Yeffet, miku i izraelit i Edi Ramës, u bë ortak me 80% aksione me kompaninë shqiptare “Kayo” të Ministrisë së Mbrojtjes, që ka si objekt prodhime, importe, kalim transit, rieksportime e shitje armatimesh luftarake…
Parlamenti miratoi më 28 janar 2026 një ligj që zgjeron procedurat e importit dhe tranzitit të armatimeve, duke parashikuar deklarim të thjeshtuar dhe përjashtime nga paraqitja fizike...
Në fund të janarit 2026, Kuvendi miratoi një ligj për importin dhe transitin e armatimeve luftarake. Ligji parashikon mundësi tranziti dhe rieksporti nga subjekte private, si dhe procedura të deklarimit të thjeshtuar sipas Kodit Doganor. Dispozitat për deklarim verbal dhe përjashtim nga paraqitja fizike e mallrave kanë ngritur debate mbi nivelin e kontrollit dhe mbi rrezikun e abuzimit, në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të raportuara në fushën e trafikimit të armëve.
Ndërkohë që territori i Shqipërisë përmendet në raporte të agjencive partnere amerikane dhe europiane si zonë me risk për trafikim armësh dhe municionesh, më 28 janar 2026 Parlamenti miratoi në heshtje një ligj të paraqitur nga qeveria për importin dhe transitin e armatimeve luftarake.
Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka marrëveshje ndërshtetërore dhe me Aleancën Ushtarake për qarkullimin dhe tregtimin e armatimeve, të cilat kalojnë në kontroll të detajuar doganor dhe policor për sasinë, llojet, origjinën e prodhimit dhe blerjes, shtetin nga nisen dhe qëllimin e përdorimit.
Në përmbajtjen e ligjit janë përcaktuar hapësira dhe tolerime doganore edhe për kalim tranzit dhe rieksportim armatimesh me shumicë nga subjekte private, ndërkohë që në titullin e ligjit përdoret vetëm termi “importim dhe kalim transit”.
Ligji përfshin armë zjarri të kamufluara në forma të tjera, predha ushtarake plasëse dhe sisteme lëshimi, armë automatike të konvertuara në gjysmëautomatike, armë të shkurtra dhe të gjata.
Përfshihen gjithashtu municione me shkallë të lartë depërtuese, predha shpërthyese ose ndezëse, municione për pistoleta dhe armë të konvertuara për të shkrepur fishekë manovre, substanca irrituese ose fishekë piroteknikë.
Subjekteve të huaja importuese mund t’u jepet autorizim për armatimet e sipërpërmendura kur kërkojnë pranim të përkohshëm për vlerësim ose përpunim aktiv për riparim, me të drejtë daljeje nga territori i Shqipërisë përmes rieksportimit.
Bëhet fjalë për mallra jo shqiptare që hyjnë dhe kalojnë përmes territorit doganor të Shqipërisë, të vendosura nën një regjim tranziti me destinacion përfundimtar një shtet tjetër.
Çdo person që zotëron një licencë për armë zjarri lejohet të prodhojë, të blejë, të mbajë ose të tregtojë armë dhe, sipas ligjit, ka të drejtë t’i importojë dhe t’i transitojë në territorin doganor shqiptar pa një autorizim të veçantë importi, por me deklarim të thjeshtuar dhe të dhëna të reduktuara për armatimet.

Në nenin 152 të ligjit doganor, të cilit i referohet ligji për importin dhe transitimin e armatimeve, parashikohet se deklarimi i thjeshtuar lejon vendosjen e mallrave në regjim doganor edhe me deklarim verbal, duke shmangur paraqitjen e disa të dhënave në dokumentet shoqëruese.
Në nenin 165 parashikohet se autoritetet doganore, pas aplikimit, mund ta përjashtojnë deklaruesin nga detyrimi për paraqitjen fizike të mallrave.
Këto dispozita, që lejojnë importin dhe transitimin e armëve me afat qëndrimi deri në 90 ditë në Shqipëri, kanë ngritur shqetësime për mundësi abuzimi dhe për rrezik të shtuar në kontrollin e armatimeve.
Ligji u miratua pesë muaj pasi Ron Yeffet u bë ortak me 80 për qind të aksioneve në kompaninë shqiptare “Kayo”, e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ka si objekt prodhimin, importin, kalimin tranzit, rieksportimin dhe shitjen e armatimeve luftarake./Pamfleti
Lini një Përgjigje