
Në Vlorë do të bëhen dy mitingje nga dy partitë e vjetra PS-PD që e dogjën qytetin në vitin 1997, dhe që për shkak të tyre u vranë dhjetra ushtarakë e qytetarë.
Pas 30 vitesh, janë përsëri krerët e dy partive që, të tmerruar nga protesta në Tiranë, kanë vendosur ta sfumojnë e zbehin atë, nëpërmjet aktrimit të tyre me mitingje e anti-mitingje të dakorduara në Vlorë, nga Edi Rama e Sali Berisha.
PS do të bëjë miting-festiv për 35-vjetorin e themelimit, kur festimet e këtij përvjetori Edi Rama i mbylli para 3-4 ditësh në Tiranë; ndërsa PD, në të njëjtën orë në Vlorë, do të bëjë anti-miting kundër mitingut të PS-së.
Në komunikimin e ditës së premte me mediat, Sali Berisha deklaroi se (anti)mitingun në Vlorë nuk e organizon PD-ja, por është nismë e qytetarëve të zemëruar të Vlorës, kundër korrupsionit të qeverisë dhe Edi Ramës.
Dokumenti që po publikon "Pamfleti" vërteton se mitingu i PD-së kundër mitingut të PS-së në Vlorë është organizuar dhe thirrur nga PD-ja, në të njëjtën ditë, orë e vend.
Në faqen e tij zyrtare të "Facebook" dhe në të gjithë rrjetet sociale, Drejtuesi Politik i PD-së të Qarkut Vlorë, Aurel Bylykbashi, ka publikuar këtë njoftim:

· "Dega e Partisë Demokratike Vlorë, në datën 5 qershor 2026, ora 18:00, organizon protestë në sheshin para Bashkisë së qytetit. Së bashku për ndryshim. Vlora proteston për të drejtat e saj."
Ndërsa pak orë para kësaj proteste, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se protesta në Vlorë nuk është e organizuar dhe e drejtuar nga PD-ja, por nga qytetarët dhe ne si parti do ta mbështesim.
Këtë anti-miting, Sali Berisha e paralajmëroi një ditë më parë në Parlament, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulonte mitingun e PS-së në Vlorë, ose PD do t'i japë përgjigjen e miratuar atje, në Vlorë.
Dhe ja ku të dyja partitë me drejtues ortakë që aktrojnë si "armiq" janë përballë njëra-tjetrës në Vlorë, me mitingje e anti-mitingje, tamam si në luftën e tyre të janar-qershorit 1997./Pamfleti
Çfarë komedije e pështirë! Duke qenë se komploti i jashtëm megjithëse i përsëritur plot me terminologji dramatike: qarqe të caktuara, grupe të errëta, luftë hibride e dreqi e di çfarë tjetër, nuk po pi ujë e të hipnotizojnë publikun,atëhere Bufit po i kërkohet me ngulm të veshi qyrkun e.fajtorit e në një farë mënyre të shpëtojë situatën e ndërlikuar duke u bërë përfaqësues i kësaj proteste popullore! Po kësaj radhe do ta shesi shtrenjtë lękurën në rolin e “armikut të përparimit ekonomik shqiptar” sepse e di që Kallami i gjatë nuk ka shpresë tjetër. Po e nis Edi në Vlorë si Ramizi dikur në qytetin studenti. O buf ti dhe djali politik i “Robert Çumçakizit” keni prekur fundin.
ish opozita falco dhe bashkeajdutet e vendit RAMA SALI....bejne mire te mbyllin gojen....te struken....97 ish komunistet bashke me neo komunistet konvertuar ne mafie PSEUDO DEMOKRAT e bene per te humbur gjurmet e vjedhjeve per te frisuar njerzit....ne ate kohe ky vend kishte shume qora dhe idiote qe nuk kuptonin se cfare behej....sot situata eshte komlet ndryshe dhe njerzit kuptojne se kush jane plerat dhe bashkeajdutet e ketij kombi....fundja duket qarte qe nje destabilizim i vendit eshte tentuar nga dyshja RAMA SALI sistematikish kto kohe....se po prap mendjet e mbrapeshta mendojne se vetem remuja dhe destabiliteti do i shpetojn si hapi i fundit pervers.....ME MOTON E MBRETIT PO VDIQA UNE LE TE PERBYSET BOTA....BOTA NUK DO PERBYSET DO PIRDHE KTA PLERA...ne fakt do i beje gropen dhe do jete fundi i tyre i sigurte pa pasur nevoje ti mbajme neper burgje te na harxhojne buken kot.....do arestohen ne moment dhe ky qe eshte ne krye do jete KRYEMINISTRI i pare ne histori qe do arestohet ne detyre