TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Qershor 2026, 11:00

Fatmir Mediu, në SHBA para seancës së Gërdecit: 5 vjet me të njëjtin mashtrim, pse nuk vepron SPAK?

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Mediu, në SHBA para seancës së Gërdecit: 5 vjet me
Fatmir Mediu /

Për mos paraqitjen e qëllimshme në gjykatë, duke mashtruar me gjoja vizita zyrtare në Amerikë, SPAK-u dhe Gjykata e Poasaçme duhet të zbatojnë Kodin e Procedurës Penale, duke i ndaluar daljen nga Shqipëria, deri sa të përfundojë gjykimi...

Më 2 qershor 2026, ish-ministri i pandehur mungoi përsëri në gjykatë, duke pretenduar 'angazhime zyrtare' në SHBA; por Kuvendi nuk ka asnjë delegim për të. Mediu publikon foto me kongresmenë në restorante, si intimidim ndaj drejtësisë. Kodi i Procedurës Penale e lejon shoqërimin me forcë ose izolimin me masë arrestit. Por SPAK nuk lëviz. Për më tepër, Mediu nuk ka deklaruar asnjë udhëtim në rubrikën e transparencës së Kuvendit: kush i paguan udhëtimet e shpeshta në Amerikë?

 Edhe në seancën gjyqësore të datës 2 qershor 2026 për çështjen "Gërdeci", ish-ministri i pandehur Fatmir Mediu mungoi me justifikimin e rremë se ishte në SHBA për angazhime institucionale si deputet.

Ky justifikim rezulton mashtrim, pasi sipas informacionit të "Pamfletit" nga burime në Kryesinë e Kuvendit, deputeti Fatmir Mediu, në asnjë datë para seancës gjyqësore, nuk ka shkuar në SHBA si deputet dhe nuk ka pasur asnjë tagër e autorizim institucional për takime në institucionet amerikane.

Shkuarja e Fatmir Mediut në SHBA për gjoja takime zyrtare, 1 ditë para seancave gjyqësore për çështjen "Gërdeci", është marifet për të zvarritur procesin gjyqësor, ku ai është i pandehur si ish-ministër i Mbrojtjes, i zhytur kokë e këmbë në atë aferë me pasojë 26 të vrarë.

Këtë marifet, i pandehuri Fatmir Mediu po e bën prej 5 vitesh, qysh kur ndaj tij u rihap hetimi dhe ka filluar e po vazhdon procesi gjyqësor për aferën dhe tragjedinë e Gërdecit.

SPAK-u, që e ka marrë të pandehur, nuk e ka të vështirë ta kuptojë dhe vërtetojë se Fatmir Mediu bën qëllimisht udhëtime në SHBA ditët kur janë seancat gjyqësore, për të zvarritur procesin gjyqësor, madje publikon fotografi me kongresmenë amerikanë nëpër restorante, si intimidim ndaj drejtësisë që ta nxjerrë të pafajshëm.

Për mospaqitjen e qëllimshme në gjykatë, duke mashtruar me gjoja vizita zyrtare në SHBA, duhet të vihen në lëvizje SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme, që ta detyrojnë të pandehurin Fatmir Mediu të paraqitet në seanca.

Këtë detyrim e përcakton Kodi i Procedurës Penale, që thotë: "Kur i pandehuri i shmanget gjykimit qëllimisht, ai shoqërohet forcërisht me polici; dhe nëse shmangien e ka praktikë të përsëritur, izolohet me një nga llojet e masave të arrestit."

Ose, i ndalohet dalja nga Shqipëria derisa të përfundojë gjykimi, përveç rasteve kur të jetë pjesë e delegacioneve të Kryesisë së Kuvendit dhe i justifikohet mosparaqitja në seancë gjyqësore.

Së dyti, SPAK ka detyrim të fillojë ndaj Fatmir Mediut edhe hetimin financiar, lidhur me burimin e shpenzimeve për udhëtimet e shpeshta dhe qëndrimet e gjata kohore në SHBA.

Sepse në rubrikën e Kuvendit "Transparenca – Deklarime të detyrueshme nga deputetët për udhëtimet jashtë Shqipërisë", Fatmir Mediu nuk ka deklaruar asnjë udhëtim, ditë qëndrimi dhe shpenzime në SHBA, as në shtete të tjera.

Sipas këtij kushti transparence, për çdo udhëtim jashtë Shqipërisë, ai e ka detyrim të deklarojë sa ditë ka qëndruar, në cilin hotel ka fjetur, cilin restorant ka frekuentuar, sa ka shpenzuar në total dhe cili është burimi financiar.

Sepse të shkosh 2-3 herë në muaj në SHBA dhe të qëndrosh disa ditë atje, ka shpenzime të mëdha, të cilat Fatmir Mediu nuk i ka deklaruar as në ILDKPI, dhe nuk dihet kush ia paguan./Pamfleti

 

fatmir mediu seanca e gërdecit 5 vjet mashtrim spak

4 Komente

  1. T
    Tony

    Keto jane lojera te ortakerise se sunduesve te te gjitha paleve. . Edhe ne bark te nenes te kethehesh prape, te thirri gjykata duket te paraqitesh, gjalle o vdekur, kur thone Shqiptaret. Ky eshte ligj i te gjitha shteteve. Shqiperia nuk ka me shtet e po shkohet drejt zhdukjes se emrit Shqiperi.

    1. N
      Nuredin Myftia

      PAMFLETI: "Shkuarja e Fatmir Mediut në SHBA për gjoja takime zyrtare, 1 ditë para seancave gjyqësore për çështjen "Gërdeci", marifet për të zvarritur procesin gjyqësor, Ku ai është i pandehur, Si ish-ministër i Mbrojtjes, I zhytur kokë e këmbë në atë aferë me pasojë 26 të vrarë. Këtë marifet, i pandehuri Fatmir Mediu po e bën prej 5 vitesh, Qysh kur ndaj tij u rihap hetimi. Dhe ka filluar e po vazhdon procesi gjyqësor, Për aferën dhe tragjedinë e Gërdecit. PRA FATMIR MEDIU, KY ZORZOP POLITIK I PERZIM EDHE ME AFERA TE TJERA DROGE, I PENALIZU NITALI, PO TALL KOQET ME DREJTESINE SHQIPTARE, QE E BEN SEHIR DHE NUK E NDALON NGA TURNET E QELLIMSHME NE SHBA PER TI SHPETU GJYKIMIT E DENIMIT. KJO E BEN SITUATE EMERGJENTE KET QI SHKRUN PAMFLETI- "SPAK-u, që e ka marrë të pandehur, nuk e ka të vështirë ta kuptojë dhe vërtetojë se Fatmir Mediu bën qëllimisht udhëtime në SHBA ditët kur janë seancat gjyqësore, për të zvarritur procesin gjyqësor, madje publikon fotografi me kongresmenë amerikanë nëpër restorante, si intimidim ndaj drejtësisë që ta nxjerrë të pafajshëm". DOSJA E BANOREVE TË GERDECIT QE HUMBEN TE AFERMIT NGA TRAGJDIA KUNDER FATMIR MEDIU MBETET SPROVA ME E MADHE E VERIFIKIMIT TE CILESISE SE SPAK DHE GJKK. DO SHOHIN DHE DO VERIFIKOJNE, PSE NUK JA HEQ PASAPORTEN SPAK GJKK????!!!!!!!!!!!!!!!!!! BRAVO PAMFLET, SI PERHERE I SAKTE,

      1. F
        FATMIRI DORA VETE QE GJYQI PO E PRET

        FATMIR MEDIU ESHTE MAFIE QE NGA USA DERI NE SHQIPERI Ai nuk ka faj se ka Ramen e Berishen qe e mbajne me kimet djali i Fatmir Medi hajdutit e kriminelit, Merr Rogge nga Shteti i Rames 6000 euro ne muaj Ata KRIMINEL duhen zhdukur

        1. G
          Gerdeci

          Sepse Spaku e din se te korruptuar si Mediu jane dhe shoqeruesit e tij amerikan.

          Lini një Përgjigje