TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Qershor 2026, 16:47

Babëzia/ Eni Vasili miraton shpenzimet pas festivalit: Vendimi Nr. 21, skema e re e vjedhjes në RTSH

Shkruar nga Pamfleti
Babëzia/ Eni Vasili miraton shpenzimet pas festivalit: Vendimi Nr. 21,
Eni Vasili /

Me Vendimin Nr. 21, datë 4 maj 2026, drejtoresha e RTSH-së dhe 6 anëtarët e Këshillit Drejtues vendosën që shpenzimet për festivalin 'Kur vjen pranvera' të miratohen pasi të përfundojë festivali; në vend që të përcaktohen paraprakisht, siç e kërkon ligji. 'Të lihet hapësira e amendamenteve', thuhet në vendim, duke krijuar terren për llokma të pafundme pas aktivitetit. Festivali u shtye nga marsi në qershor. Kryetari i Këshillit, Fatjon Hoxhalli, dhe 4 anëtarë të tjerë nuk morën pjesë në mbledhje.

Pas pazarit me tenderin 11 milionë euro për "Mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2", pas 8 tenderëve të tjerë korruptivë, pas shtimit të numrit të këshilltarëve personalë dhe grabitjes së përfaqësimit në "Eurosong Junior" të festivalit të fëmijëve që zhvillohet në Shkodër, Drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili, është përfshirë në një aferë tjetër financiare.

Bëhet fjalë për një skemë vjedhjeje të fondeve publike, nëpërmjet falsifikimit të kostos për festivalin e këngës "Kur vjen pranvera", në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës dhe 6 anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar dhe reklamës që po bën RTSH, festivali i këngës "Kur vjen pranvera" do të zhvillohet më 6 dhe 7 qershor 2026 në sallën e koncerteve të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Si çdo aktivitet artistik, edhe festivali i këngës "Kur vjen pranvera" ka kosto shpenzimesh financiare, paçka se do të përdoret logjistika, orkestra dhe stafi i realizmit teknik e artistik, që janë organikë të borderojës në RTSH.

Drejtoresha Eni Vasili, në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës dhe 6 anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së, nuk kanë deklaruar paraprakisht vlerën e shpenzimeve për këtë festival.

Sipas logjikës dhe ligjit për administrimin e fondeve publike, drejtuesit e RTSH-së kanë detyrim që fillimisht të përcaktojnë koston totale dhe rregulloren e festivalit, dhe mbi bazën e kostos, të lidhen kontratat dhe të fillojnë përgatitjet.

Por me kërkesën, d.m.th. me diktat të Eni Vasilit dhe Vendimin Nr. 21, datë 4 maj 2026, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka vendosur që vlerën e shpenzimeve për festivalin e këngës "Kur vjen Pranvera 2026" ta përcaktojnë dhe miratojnë pasi të përfundojë festivali.

Babëzia/ Eni Vasili miraton shpenzimet pas festivalit: Vendimi Nr. 21,

Më konkretisht, në vendim thuhet: "Të lihet hapësira e amendamenteve, që mund të krijohen gjatë periudhës së përgatitjes së preventivit përfundimtar të projektit artistik 'Kur vjen Pranvera', deri në miratimin e tij."

Nuk është paaftësi për të përllogaritur koston, sepse pazaret dhe kontratat janë dakordësuar sipas marrëveshjes mes drejtuesve të RTSH-së, subjekteve mbështetëse private dhe specialistëve të muzikës, që janë punonjës të RTSH-së dhe marrin pagesa shtesë në formë honoraresh.

Miratimi i kostos pas festivalit është skemë për ndarje llokmash financiare, që do të vjedhin nën maskën e shpenzimeve për këtë festival; llokma për të cilat nuk kanë rënë dakord dhe do t'i shtojnë pas përfundimit të aktivitetit.

Sipas informacionit nga burime në kupolën e RTSH-së, ky është shkaku që festivali "Kur vjen pranvera", i planifikuar në pranverë më 21-22 mars 2026, do të zhvillohet në verë, më 6-7 qershor.

Me këtë skemë vjedhjeje të sajuar dhe futur në veprim nga drejtoresha Eni Vasili dhe klani i saj brenda e jashtë RTSH-së, nuk është miratuar nga Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli, dhe 4 anëtarët e tjerë, të cilët nuk shkuan në mbledhje, por ajo e ka miratuar me 6 anëtarë./Pamfleti

 

eni vasili skema e re e vjedhjes

7 Komente

  1. T
    Tony

    Deri ketu i fusin turinjte preferuesit partiake? Më duket se ndarja është bere firma - mungon.

    1. S
      SUV 41

      Sa te kete Tit Bec Qyrren dhe banden e Qyrreve ne keshillin drejtues Eni Vasili do kaloje cfare ti doje p.... Sic shkuan punet, vetem SPAK-u ben derman!

      1. F
        Flloku

        Ua Rozana Radi...ç'eshte bere keshtu kjo...

        1. S
          SNIPER 007

          Do shihni festivalin me katastrofe qe keni pare vitet e fundit! Cdo gje i eshte lene fatit dhe rastesise. Ky festival do kete fytyren e vertete te Vasilit dhe gjithashtu dhe kapaku i periudhes se saj te deshtuar. Gjithsesi Vasili dhe banda e saj po pregatit dhe fajtoret per deshtimin e festivalit te cilet i pret heqja nga puna pas perfundimit te tij, kuptohet heqja alla Vasili. Zarat e saj, Kollarja me shoke kane rritur presionin sepse jane te tmerruar dhe nga ideja e nje sabotimi te brendshem, paranoja keto te nje sekti te paaftesh. Per sa i perket Keshillit ai vetem Keshill nuk eshte sepse kane kohe qe jane kthyer ne marioneta te drejtoreshes dhe kane harruar qe do kene nje fytyre dhe pasi drejtoresha te jete grisur, por firmat do jene aty per ti kujtuar se sa pa kellqe dhe pa integritet kane qene. Mjere RTSH!

          1. A
            Amanda

            "Kur vjen prannvera" behet ne pranvere, tani ne qershor jemi ne vere, duhet tja rivejne festivalit emrin "Kur vjen vera". Nejse se ashtu ishte i muhabet, se kemi qene te zene me tendera!

          2. v
            vk

            Kur vjen Leshi!!! Harxhim paraje kot! TV publik qe nuk transmeton Boterorin! Te shkojme pas pordheve te Sandrit! Turp!

            1. v
              vari-kur

              Ja vlen ta kesh kete Eni Vasilin per.....drejtoreshe (mezi e gjeta funksionin, ku nuk te shkon gjuha e mendja)...

              Lini një Përgjigje