TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë31 Maj 2026, 15:33

Si i mashtroi peshkatarët për naftën ministri Andis Salla; trafikanti Gjergj Luca e merr me çmimin e jahteve

Shkruar nga Pamfleti
Si i mashtroi peshkatarët për naftën ministri Andis Salla;
Gjergj Luca dhe Andis Salla /

Me skemën 'Zhvillimi i bujqësisë 2026-2030', ministri i Bujqësisë u hoqi fermerëve rimbursimin e naftës falas dhe ua riktheu me TVSH 20%, akcizë, taksë karboni e qarkullimi. Tani po bën të njëjtën gjë me peshkatarët; u rrit tarifat dhe i mashtroi për çmimin e naftës, ndërsa kërkesat e tyre për takim i la pa përgjigje. Ndërkohë, trafikantit Gjergj Luca i toleron mospagimin e tarifave dhe me urdhër të Ramës, anijet e 'Rozafës' furnizohen me naftë në depot shtetërore me çmimin e jahteve...

Me skemën "Zhvillimi i bujqësisë 2026-2030", ministri Andis Salla u hoqi fermerëve rimbursimin me naftë falas dhe u riktheu blerjen e naftës me 20% TVSH, me taksë akcize, karboni e qarkullimi dhe taksa të tjera që shitet në pikat e karburanteve.

Por përveç fermerëve, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka filluar të mashtrojë dhe peshkatarët në lidhje me rimbursimin dhe çmimin e naftës, madje u ka rritur tarifat për anijet dhe prodhim-tregtimin e produkteve të detit.

Pronarët e anijeve të peshkimit kanë kërkuar disa herë takime me ministrin Andis Salla për kostot e larta të karburantit dhe taksat që paguajnë në shtet, por ai i ka shpërfillur dhe nuk u ka kthyer as përgjigje.

Tarifat dhe çmimi i lartë i naftës janë problematikat që shqetësojnë pronarët e anijeve, të cilët thonë se janë në humbje e në prag falimentimi, sepse po detyrohen të paguajnë shpenzime mbi të ardhurat, që të mos u largohen punonjësit e peshkimit.

Dy ditë më parë, pronarët e anijeve të peshkimit ishin duke pritur përgjigje nga ministri Andis Salla për të mbajtur premtimin lidhur me masat lehtësuese në taksa, për rimbursim nafte dhe blerjen e saj pa akcizë e pa taksa të tjera.

Por në vend të lehtësirave, ministri Salla u shtoi tarifat dhe i mashtroi për çmimin e naftës, duke i lënë në mëshirë të fatit përballë rritjes së çmimit dhe kostove të shërbimeve për anijet e peshkimit.

Përveç shpërfilljes, ministri Andis Salla po aplikon edhe një mënyrë tjetër për të zbehur kërkesat dhe protestat e peshkatarëve, duke keqpërdorur disa pronarë anijesh e firmash peshkimi, nëpërmjet joshjeve me përfitime financiare dhe lejim të evazionit fiskal.

Një prej atyre që po përfiton mbështetje nga ministri dhe qeveria është peshkatari trafikant Gjergj Luca, të cilit Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, i ka toleruar mospagimin e tarifave për anijet e peshkimit, prodhimin dhe përpunimin e produkteve të detit.

Ndërsa me urdhër të kryeministrit Edi Rama, anijet e peshkimit të kompanisë "Rozafa" furnizohen me naftë në depozitat shtetërore në Durrës, Vlorë e Shëngjin, me çmimin që u jepet jahteve./Pamfleti

gjergj luca andis salla peshkatarët nafta

3 Komente

  1. T
    Toni

    Ta paska fut krahun Lluca ooo minister buzequmesht qe hiqni breket per 5 pare.

    1. L
      Latif

      Gerrmoni me shume per autorizime perjashtimesh qe ka marre ne dogane per nji fare peshkarexhe fabrike.

      Lini një Përgjigje