Dy ditë para riemërimit në krye të PD-së, Berisha bashkoi votat me Edi Ramën për t'i dhënë komisionit të Fatmir Xhafajt kontroll mbi SPAK-un dhe institucionet e pavarura. I njëjti Xhafaj që, me ndikimin e tij, burgosi Ervin Salianjin për 1 vit, vetëm sepse ai denoncoi dënimin e vëllait trafikant kokaine, Geron Xhafaj. Para burgosjes, Berisha e quante Salianjin 'atdhetar me vend nderi'; pas burgut, e përjashtoi si 'të dënuar ordiner'…
Dy ditë para se Sali Berisha të riemërohej Kryetar i PD-së, bashkoi votat me Edi Ramën për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, që në parim duket bashkëpunim formal PD-PS, ndërsa në përmbajtje është kundër moralit dhe sakrificave të demokratëve gjatë 13 viteve në opozitë.
Një nga pazaret mes Sali Berishës dhe Edi Ramës në ndryshimet e rregullores është fuqizimi i komisionit të posaçëm që drejton Fatmir Xhafaj, duke i dhënë kompetencë të kontrollojë aktivitetin e SPAK-ut, Gjykatës së Posaçme, KLGJ-së, KLP-së, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, KLSH-së dhe institucioneve të tjera të pavarura.
Pra, institucionet e drejtësisë së re dhe të tjerët do të vijojnë të raportojnë në komisionet përkatëse parlamentare, por vlerësimet dhe rekomandimet për aktivitetin e tyre do t'i bëjë komisioni "Xhafaj", madje, specifikisht SPAK-u do të raportojë para Fatmir Xhafajt.
Dihet se krijimi i komisionit "Xhafaj", fillimisht si komision i përkohshëm me afat 1-vjeçar dhe tashmë si komision i përhershëm parlamentar, është marrëveshje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për të patur kontroll personal në aktivitetin e SPAK-ut.
Por në këtë pakt djallëzor për të goditur drejtësinë që i ka subjekt hetimi, Sali Berisha ka pranuar që pika lidhëse me Edi Ramën dhe "djalli" i përbashkët të jetë Fatmir Xhafaj, ose "vëllai mafioz i Geronit", siç e quante Berisha para këtij pakti.
Është i neveritshëm qëndrimi i Sali Berishës, që votoi për fuqizimin e Fatmir Xhafajt dhe pranimin e tij si pikë lidhëse me Edi Ramën, kur ish-deputeti më aktiv i PD-së, Ervin Salianji, u dënua me burg ngaqë denoncoi në emër të PD-së dhe për interesa politikë hakmarrëse të Sali Berishës, publikoi dënimin e trafikantit Agron Xhafaj në Itali.
Deputeti Ervin Salianji u dënua me ndikimin e mafiozit Fatmir Xhafaj në të gjithë nivelet e prokurorive e gjykatave, si hakmarrje për denoncimin e dënimit të vëllait trafikant kokaine, Geron alias Agron Xhafaj.
Dy deklarime të Sali Berishës për Ervin Salianjin pas burgosjes
Pas dënimit të Ervin Salianjit dhe gjatë periudhës së burgimit, Sali Berisha shkoi e takoi në burg, ndërsa pas takimit tha:
· "Takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet dhe vuan dënimin, vetëm e vetëm se i shërbeu vendit me fjalën e lirë, sepse kreu detyrën atdhetare, duke denoncuar klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të drejtuar nga Geron Xhafaj, që mbrohej nga i vëllai ministër mafioz Fatmir Xhafaj. Ervin Salianji ka vendin e nderit në strukturat drejtuese të PD-së."
Por pas daljes nga burgu, Sali Berisha ia mbylli derën e partisë Ervin Salianjit. E quajti pjesë të grupeve kriminale e shërbëtor të Edi Ramës, e përjashtoi nga PD-ja dhe nuk e lejoi të kandidonte, duke e quajtur të dënuar ordiner, nga të dënuar politik që e quante më parë.
Ndërsa gjatë 7 muajve sulme ndaj Ervin Salianjit pas daljes nga burgu, me akuza si "ushtar i Edi Ramës", Sali Berisha ka bërë shumë pazare të pista me Edi Ramën për miratime ligjesh në favor të oligarkëve, duke qenë përfitues edhe i biri Shkëlzen Berisha e dhëndri Jamarbër Malltezi.
Madje, dy ditë para se Sali Berisha të vetëemërohej Kryetar i PD-së, bashkoi votat me Edi Ramën për fuqizimin e Fatmir Xhafajt, për shkak të të cilit Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, sepse i shërbeu interesave politike e hakmarrëse të Saliut./Pamfleti
Lini një Përgjigje