TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Qershor 2026, 11:52

Dy standardet e Vettingut: Si mbijetoi vëllai gjyqtar dhe si u përjashtua vëllai prokuror për të njëjtat arsye

Shkruar nga Pamfleti
Dy standardet e Vettingut: Si mbijetoi vëllai gjyqtar dhe si u
Gentian Marku, gjyqtar /

Komisioni i Vettingut e përjashtoi prokurorin Dritan Marku për shkak se nuk justifikoi dot blerjen e një apartamenti në Tiranë e një në Vlorë. Ndërsa vëllai i tij, gjyqtari Gentian Marku, i dëbuar nga Italia për vjedhje biznesesh e mjetesh motorike, me mashtrim në vitet e studimit (2001-2002 në Itali, jo në Shkodër) dhe me 3 shit-blerje fiktive të të njëjtit apartament në Lezhë, u la në detyrë nga i njëjti komision. Tani KLGJ ka detyrimin ta rikthejë në proces...

Vettingu me dy standarde në drejtësi vërtetohet nga vendimet ndaj dy vëllezërve: Dritan Marku, prokuror në Vlorë, dhe Gentian Marku, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë.

Prokurori Dritan Marku u shkarkua e përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, me Vendim Nr. 411, datë 5 korrik 2021 të Komisionit të Shkallës së Parë të Vettingut, lënë në fuqi më 4 shkurt 2025 nga Komisioni i Apelimit.

Shkarkimi i tij u bë për shkak se nuk justifikoi vlerat e blerjes së 1 apartamenti në Vlorë dhe 1 në Tiranë; për të cilët deklaroi se kishte burim kursimet e pagave, marrje hua, dhurime nga familjarë të tij dhe të gruas, shitje pasurie dhe ulje vlere nga ndërtuesit, por pa paraqitur dokumente bindëse.

Një nga provat tjera për shkarkimin e tij ishte mospasja e blerjes së tokave nga prindërit Luigj e Dilë Marku dhe nga vëllai gjyqtar Gentian Marku në Blinisht të Lezhës e shitje të tyre, por dhe dokumentat e veprimeve financiare për tokat nuk e bindën komisionin e vettingut.

Ndërsa i vëllai Gentian Marku, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, referuar dosjes së vettingut, ka më shumë prova të mosjustifikimit të milionave nga emigracioni, mashtrime me vlerat financiare të blerjes së tokave nga prindërit dhe 3 herë shit-blerje të të njëjtit apartament në Lezhë.

Gjyqtari Gentian Marku deklaroi se më 7 gusht 1999, kur ishte 19 vjeç, shkoi me gomone në Itali, por ka fshehur faktin që pas 3 vitesh atje, autoritetet ligjzbatuese në zonën Bra të Provincës Cuneo-Torino e rikthyen në Shqipëri për përfshirje në vjedhje biznesesh e mjetesh motorike, dëbim të cilin nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit.

Dy standardet e Vettingut: Si mbijetoi vëllai gjyqtar dhe si u

Në dosjen e arsimimit, gjyqtari Gentian Marku deklaron se më 15 korrik 2005 ka përfunduar studimet e ciklit 4-vjeçar me kohë të plotë dhe u diplomua "Jurist" në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.

Por në vitin 2001-2002, kur ai deklaron se ishte në vitin e parë të studimeve universitare me kohë të plotë në Shkodër, rezulton se ka qenë emigrant në Itali dhe e kanë kthyer në Shqipëri më 20 tetor 2002, kur e përzunë prej andej për përfshirje në krime.

Gjyqtari Gentian Marku ka deklaruar se në vitet 2012-2015 ka kryer Shkollën e Magjistraturës, por nuk ka deklaruar se me çfarë aktiviteti është marrë gjatë 7 viteve pas diplomimit "Jurist" në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, periudhë në të cilën ka prova se është përfshirë në aktivitete kriminale në zonën e Lezhë-Laç.

Ai deklaroi se prindërit Luigj e Dilë Marku i shitën 3 parcela toke në Blinisht të Lezhës me sipërfaqe 1896 m², 4275 m² dhe 7783 m² me vlerë 3.5 milionë lekë; të cilat nuk i ka deklaruar në vitin 2014 kur filloi detyrën si gjyqtar-stazhier në Lezhë, por në vitin 2022, pasi ia zbuloi vettingut, si dhe 1 apartament në Lezhë, të shitur e riblerë 3 herë fiktivisht me një familjar të tij.

Por Komisioni i Vettingut nuk e përjashtoi gjyqtarin Gentian Marku nga sistemi i drejtësisë, megjithëse zbuloi gjithë këto prova: dëbimin nga Italia për vjedhje, mashtrimin me burimin e pajustifikuar të blerjes së tokave e apartamentit, mashtrimin me vitet e studimeve universitare për "Jurist" dhe mosdeklarimin e aktivitetit në vitet 2005-2012.

Ndërsa vëllain e tij Dritan Marku, prokuror në Vlorë, komisioni i vettingut e përjashtoi për 15 vite nga drejtësia, megjithëse kishte shumë më pak prova të zeza se i vëllai gjyqtar Gentian Marku.

Tani që procesi i vettingut do të kalojë në kompetencë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është detyrim i këtij këshilli të rikthejë në proces vettingu gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gentian Luigj Marku.

Edhe për faktin që gjatë 4 viteve e 4 muajve pas vettingut të parë në janar 2022, gjyqtari Gentian Marku ka bërë batërdinë me vendimet gjyqësore, duke përfituar pasuri të paligjshme dhe ka krijuar lidhje me figura të botës së krimit./Pamfleti

gentian marku dritan marku dy standartet e vettingut

Lini një Përgjigje