Profil i sharlatanit që për inersat e tij, shkatërroi dhe po mban peng partinë e idealeve demokratike e të djathtës shqiptare...
Pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit 2025, kundër Sali Berishës filloi presioni i zërave brenda PD-së dhe nga një pjesë e shoqërisë që kërkon rotacion pushteti, duke i kërkuar të largohet nga drejtimi i partisë, me tre argumenta:
1. Në zbatim të statutit të partisë, që përcakton mbarimin e mandatit të kryetarit të PD-së dhe mosrikandidimin e tij, kur partia humbet zgjedhjet parlamentare, bashkëngjitur humbjes më të thellë se më 2021, për shkak të humbjes së besimit nga anëtarësia dhe mbështetësit.
2. Sanksionimi i Sali Berishës me masë "Non grata" nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar është pengesë kryesore për rikthimin e PD-së në pushtet.
3. Prej 13 vitesh në opozitë, Sali Berisha, si "kartë e djegur" në sytë e shqiptarëve dhe si pazarxhi i interesave të tij me kryeministrin Edi Rama, po shërben si garanci për qëndrimin e tij në pushtet.
Përgjigjja e Sali Berishës: "Jam me mision në krye të PD-së, nuk largohem derisa të kem frymë"
Këtyre zërave që përcjellin realitetin dhe i kërkojnë largimin nga drejtimi i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur: "Unë nuk do të largohem nga drejtimi i partisë derisa të kem frymë, sepse kam ardhur dhe jam me mision në krye të saj."
Ka thënë të vërtetën, që gjatë 35 viteve në krye të PD-së, Sali Berisha ka dëshmuar me veprime se ka qenë dhe është vërtet me mision të ngarkuar nga ish-kupola e diktaturës, në krye të së djathtës, për ta shkatërruar dhe mbajtur peng, dhe e ka kryer me sukses këtë mision.
Ai hyri në Lëvizjen e Dhjetorit, i instruktuar nga Ramiz Alia dhe familja e diktatorit Enver Hoxha, si gjoja "antikomunist e mik mbështetës" i studentëve, të përndjekurve e intelektualëve idealistë.
Por pas 1 muaji, në zbatim të platformës "Katovica", Sali Berisha u rrëmbeu PD-në, përzuri me dhunë e intriga të gjithë themeluesit, demokratët e vërtetë antikomunistë, të përndjekurit, intelektualët e idealistët.
Ai e mbushi kupolën dhe strukturat e partisë e të qeverisë me familjarë bllokmenësh, me komunistë ekstremistë, hetues e spiunë të ish-diktaturës dhe e sundon PD-në prej 36 vitesh, duke çuar në degradim të plotë e pa shpresë për rikthim në pushtet.
Nga misionar tinëzar i Ramiz Alisë, te "zorraxhi" i pështirë i Edi Ramës
Pas suksesit të pazarit më 21 prill 2008 për të bllokuar votën direkte dhe emërimin e deputetëve me lista, Sali Berisha i vazhdoi pazaret me Edi Ramën pas rënies nga pushteti.
Gjatë këtyre 13 viteve, Sali Berisha nuk e ka konsideruar dhe përjetuar veten në opozitë, jo thjesht sepse ka pagë deputeti dhe favore si drejtues i partisë opozitare.
Por sepse ai, gruaja, vajza, djali, dhëndri, kunati, mbesa dhe ortakët e tyre janë në listën preferenciale të kryeministrit Edi Rama, si përfitues koncesionesh, fondesh publike, leje ndërtimi, trojesh e tokash, pa asnjë ndryshim nga përfitimet kur në pushtet ishte "baba" Sali Berisha.
Për çdo marrëveshje ligji, vendim pazaresh, marrëveshje politike e parlamentare që i duhet Edi Ramës për të vazhduar sundimin e tij, Sali Berisha e firmos në këmbim të shpërblimeve me troje, toka, leje kullash, pallatesh e kompleksesh me vila, duke u kthyer në "zorraxhi i Edi Ramës".
Ky është profili i sharlatanit që shkatërroi dhe po mban peng partinë e idealeve demokratike, në këmbim të sigurisë së pasurive të vjedhura dhe shtimit të tyre; sepse ky është parimi, morali dhe qëllimi i Sali Berishës përballë Edi Ramës, ndërsa demokratët për të janë vetëm numra./Pamfleti
Perfekt!
Pse ka Millet Budalla edhe shitet per nje these miell ju ka fajen Berisha juve neve edhe gjith ke jeto e ketu?ky popull do hurin se keshtu eshte mesuar ndaj Edvin Qafiri ja ka gjetur mendjen,ngrija takasat qe mos tju ngelet gje ne Portafol edhe kaqe,pjesa tjeter eshte punesuar ne ne zyrat kurverore Bashkirat edhe ketu mbyllet Historia.
Se pari per protesten . Kush Jane organizatoret , kush I financon . Pjesmaresit Jane gjithe showers e hapur Te Sorosit. , etj . Sorosi I merits se Rama Te gjithe kandidatey per km per Te eventuate Ramen , Ky I guru ne burg qe Te wondrous vete km . Rama ka bere shume krime dhe spak e ka ne hetim per vjedhje tek djegesit , Porto I Durresit etj etj ku vetem blah e akuzon per 1,3 miljarde euro vjedhje ne vit , pra per 13 vite behet 15,9 Millard euro vjedhje Te popullit nder me Te varferit e botes . Sorosi me Vernon luften dhe Trumpin dhe po Ben protests kunder Trumpit ne WDC . Ne qe kemi ketu market e 1989 , 2990 , 1991 , 1992 etj e dime mire se Alina kur mblodhi intellectuals ne 90 , u their dhe Berisha se kishte botu nje article ne gazette Bashkimi Kadareja tha , kur u pyet nga Alija per pluralizmin politik , se nuk e njoh si genomes she nuk mind Te jap mention. , I vermin Berisha tha se Shqiperise I duhet pluralizmin politik . Ne voter 92 , 98 Berishes I bene tri atentate nga terroriste komuniste , me granite ne shkallnur , me ajutomatik. Ne tribune ne mitingut ne lushnje , me antitank ne presidency . Rama eshte Dalliu si servil qe I Lenten kepucet Metes dhe ja patronage chaketen , Rama e burgosur brisket me arrested shtepine nje vit per nje dosje ku Te vermin shkelje ligjore e ka be Rama qe drejtesia po Te ishte e pavarur do conte Ramen ne burg vetem per dosjen Partizani Berisha ne cdo fjalim I thote Rames se si hajdut I dhjetra miljarde eurove Te popullit nder me Te varferit e botes , Te vjedhjes se tokave te bregdetin Te vjedhje e dhe shkaterron it Te portit Te Durresit , e ke vendin ne burg . Risen mind ta kesh inat si politikan anti komunist , po nuk mind Te reformist histories 30 vjecare se populli e Kanada kujtese dhe Jane fakte Te pamohushme