TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Prill 2026, 16:38

Vijon “telenovela” e bisedimeve, Irani hedh poshtë pretendimet e Trumpit: S’kemi kërkuar armëpushim!

Shkruar nga Pamfleti

Vijon “telenovela” e bisedimeve, Irani hedh poshtë pretendimet

Fundi i luftës në Iran aq sa afër duket edhe larg. Deklarata të shumta nga presidenti amerikan Donald Trump për bisedimi armëpushimi kanë rritur shpresën për fundin e luftës disa herë, derisa dikush nga ana e Iranit ka dalë për të përgënjeshtruar pretendimet e Trumpit.

Telenovela ende vazhdon. Pretendimet e ngritura sot nga Trump se Irani kërkoi armëpushim janë hedhur poshtë nga ana e Teheranit.
 Ministria e Jashtme e Iranit ka hedhur poshtë pretendimin e Donald Trump se Teherani kërkoi armëpushim, duke e quajtur atë "të rremë dhe të pabazë".

Më parë, Trump foli në Truth Social për të thënë se "presidenti" iranian kishte kërkuar një armëpushim. Por ai tha se Uashingtoni nuk do ta “shqyrtojë” kërkesën e supozuar derisa të rihapet Ngushtica e Hormuzit.

"SHBA-të do ta injoronin kërkesën e pretenduar për armëpushim dhe do të vazhdonin “ta shkatërronin Iranin deri në harresë” derisa ngushtica të ishte “e hapur, e lirë dhe e pastër”, tha Trump.

trump irani

Lini një Përgjigje