TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Prill 2026, 15:52

Athina përgatitet për sulme nga Irani, stërvitje emergjente në det

Shkruar nga Pamfleti
Athina përgatitet për sulme nga Irani, stërvitje emergjente
Greqia nis stërvitjet

Stërvitje e parë e rojes bregdetare me skenar sulmi me dron ndaj cisternave

Greqia po përgatitet për sulme të mundshme nga Irani, në sfondin e tensioneve në rritje në rajon, sipas një reportazhi të rrjetit Al Jazeera.

Media arabe raportoi se roja bregdetare greke zhvilloi një stërvitje të martën, duke simuluar një sulm me dron ndaj një anijeje cisternë në Gjirin e Elefsinës, i cili shkaktoi zjarr.

Sipas skenarit të ushtrimit, dy anëtarë të ekuipazhit ranë në det dhe u shpëtuan, njëri me anije dhe tjetri me helikopter.

Ministri i Marinës Tregtare i Greqisë, Vasilis Kikilias, deklaroi për Al Jazeera se ushtrimi ka karakter parandalues për shkak të situatës aktuale.

Bëhet fjalë për një stërvitje parandaluese, pasi jetojmë në kohë të pasigurta. Duhet të sigurohemi që kemi kapacitet operacional”, tha ai.

Al Jazeera thekson se kjo është hera e parë që autoritetet greke zhvillojnë një stërvitje që përfshin skenar sulmi me dron në ujërat territoriale të vendit.

Sipas reportazhit, deri më tani stërvitjet kanë qenë të fokusuara kryesisht në menaxhimin e ndotjes detare, ndërsa zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë shtyrë autoritetet të zgjerojnë skenarët e gatishmërisë.

Zëvendëskomandanti i rojes bregdetare, kundëradmirali Christos Kontorouchas, deklaroi se situata aktuale kërkon testim të përditshëm të kapaciteteve operacionale.

Ekziston një situatë gjeopolitike në zhvillim që na detyron të testojmë gatishmërinë çdo ditë. Nuk është vetëm ndotja. Anijet tregtare greke ndodhen kudo, përfshirë zona konflikti”, tha ai.

Ai shtoi se autoritetet duhet të përgatisin vendin për çdo skenar të mundshëm.

greqi stervitje

Lini një Përgjigje