TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Prill 2026, 15:46

Prilli do të jetë muaj i vështirë, shefi i Agjencisë së Energjisë ngre alarmin: Mungesa e naftës do të godasë rëndë Evropën

Shkruar nga Pamfleti
Prilli do të jetë muaj i vështirë, shefi i Agjencisë
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, ka paralajmëruar se mungesa e karburantit për avionë dhe e naftës së shpejti do të ndihet në mbarë Europën. Ai shtoi se muaji Prill do të jetë më i vështirë.

Sipas tij, mungesa e naftës do të dyfishohet në prill, sepse ende ka disa ngarkesa me naftë dhe gaz që do të mbërrijnë në portet anembanë botës, të cilat ishin ngarkuar para se të shpërthente lufta.

"Po shkojmë drejt një përçarjeje të madhe, shumë të madhe. Prilli do të jetë shumë më keq se marsi. Në prill, nuk ka asgjë, humbja e naftës do të jetë dyfishi i humbjes së naftës në mars", tha ai.

Duke përshkruar mungesat e karburantit për avionë dhe naftës si problemin më të madh sot, Birol shtoi se mungesat e para po shihen tashmë në Azi dhe së shpejti, ky problem i furnizimit do të ndihet së shpejti në Evropë.

nafta krizë europë

Lini një Përgjigje