TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 22:17

Ushtria izraelite brenda Rripit të Gazës, paralajmëron Putin: Nuk do të pranojmë shtimin e viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria izraelite brenda Rripit të Gazës, paralajmëron Putin: Nuk

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Izraelin se kryerja e një operacioni tokësor në Rripin e Gazës do të sjellë një numër “absolutisht të papranueshëm” të viktimave civile.

Kreu i Kremlinit tha gjithashtu se gjakderdhja në Lindjen e Mesme duhet të ndalet.

Putin u shpreh se Izraeli i ishte nënshtruar një “sulmi të paprecedentë të mizorisë” dhe se kishte të drejtën e mbrojtjes.

“Më e rëndësishmja, viktimat civile do të jenë absolutisht të papranueshme. Aktualisht, objektivi kryesor është ndalimi i gjakderdhjes. Rusia është e gatshme të koordinohet me të gjithë partnerët në mënyrë konstruktive”, tha Vladimir Putin, i pranishëm në samitin në Kirgistan.

Ushtria izraelite të premten u bëri thirrje 1.1 milionë palestinezëve që jetojnë në qytetin e Gazës që të largohen për në zonat e Rripit jugor të Gazës në 24 orët e ardhshme.

Udhëheqësi i Kremlinit beson se mënyra për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez është krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Rusia ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, palestinezët, grupe të tilla si Hamasi dhe Hezbollahu, Irani, si dhe fuqitë e mëdha arabe.

Rusia ka forcuar marrëdhëniet e saj me Izraelin që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Nga ana tjetër, qeveria në Tel Aviv ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm në lidhje me kritikat e Moskës për pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

putin paralajmerim izrael gaze

Lini një Përgjigje