TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 21:02

Izraeli u jep 2 orë kohë spitaleve të Gazës të evakuojnë pacientët

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli u jep 2 orë kohë spitaleve të Gazës të

Izraeli i ka dhënë një spitali në Gaza "vetëm dy orë kohë për t'u evakuuar", tha një organizatë humanitare.

MSF International tha se Spitalit Al Awda i është thënë të evakuojë stafin dhe pacientët sa më shpejt.

"Stafi ynë është ende duke trajtuar pacientë," tha ajo në një deklaratë të postuar në X.

“Ne e dënojmë pa mëdyshje këtë veprim, gjakderdhjen e vazhdueshme pa dallim dhe sulmet ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza. Ne po përpiqemi të mbrojmë stafin dhe pacientët tanë", u tha më tej.  

Më herët gjatë ditës së sotme, Izraeli u tha 1.1 milionë palestinezëve që të largoheshin nga qyteti i Gazës, mes aludimeve në rritje se mund të përgatitej për të nisur një ofensivë të plotë tokësore në territor.

Lini një Përgjigje