
Organizata joqeveritare Human Rights Watch (HRW) akuzoi Izraelin se po përdor fosfor të bardhë në luftën e tij në Gaza. Lidhur me këto akuza ka reaguar ushtria izraelite e cila ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.
“Akuza aktuale e ngritur kundër Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në lidhje me përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza janë të rreme,” tha një zëdhënës në një deklaratë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad deklaroi se Izraeli po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër militantëve të Hamasit për të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe për të mbrojtur të ardhmen e shtetit hebre si një demokraci e begatë, teksa theksoi se grupi i armatosur palestinez është pjesë e një “boshti të së keqes” që përfshin Iranin.
“Kjo është një luftë për ekzistencën e Izraelit si një vend i begatë, një shtet demokratik, atdheu i popullit hebre”, tha Gallant në konferencën për shtyp që dha në Tel Aviv me homologun e tij amerikan Lloyd Austin, i cili vizitoi Izraelin.
I pyetur nga një gazetar nëse Teherani kishte dhënë miratimin për sulmin e Hamasit të shtunën e kaluar, Gallad tha se “Nuk ka rëndësi sepse ideja është iraniane.”
Lini një Përgjigje