TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 16:51

Ultimatumi izraelit dhe sulmet me raketa, 2.5 mln palestinezë të Gazës në mëshirë të fatit

Shkruar nga Pamfleti

Ultimatumi izraelit dhe sulmet me raketa, 2.5 mln palestinezë të

Ndërkohë Izraeli nuk ka dhënë asnjë detaj se si qindra mijëra palestinezë të traumatizuar, të sëmurë, të moshuar dhe fëmijë do të mund të udhëtojnë për t’u larguar nga Gaza, çfarë rruge duhet të marrin apo se ku mund të shkojnë...

Izraeli u ka thënë më shumë se 2 milion palestinezëve në Gaza që të ikin nga shtëpitë e tyre në veri dhe të lëvizin në jug. Por pyetja është se ku? Sepse aktualisht nuk ka vend të sigurt në Gaza.

Ndërkohë një banor i Gazas në një mesazh zanor për ‘Sky News’, tha se nuk dinte se çfarë të bënte apo se ku të shkonte, pa paralajmërimit izraelit.

"Nuk e di se çfarë të bëj për të qenë i sinqertë. Plani është që unë duhet të evakuohem në Khan Younis ose Deir al Balah për momentin me familjen dhe nuk e di se çfarë do të vijë më pas. Prej ditësh sulmet ajrore janë kryer në të gjithë Gazën. Nga kampet e refugjatëve në veri si Jabalya në Deir al Baha qendrore dhe në jug deri në Rafah, asnjë pjesë e Gazës nuk është kursyer nga sulmi izraelit", tha ai.

Ndërkohë Izraeli nuk ka dhënë asnjë detaj se si qindra mijëra palestinezë të traumatizuar, të sëmurë, të moshuar dhe fëmijë do të mund të udhëtojnë për t’u larguar nga Gaza, çfarë rruge duhet të marrin apo se ku mund të shkojnë.

Banorët e Gazës janë të stresuar, të privuar nga gjumi dhe të rraskapitur. Shumë do të jenë të uritur dhe të dobët nga gjashtë ditët e fundit të konfliktit. Rrugët janë të bombarduara, lagje të tëra të fshira dhe ekziston kërcënimi i vazhdueshëm i sulmit ajror.

Paralajmërimi i njerëzve për të dalë nga shtëpitë përpara një pushtimi të afërt tokësor është një praktikë e zakonshme ushtarake izraelite gjatë luftës. Ndonjëherë Forcat e Mbrojtjes izraelite lëshojnë fletëpalosje në lagje përpara një bombardimi - siç kanë bërë sot. Ata njihen gjithashtu që thërrasin pronarin e një shtëpie që të dalë para se ta bombardojnë.

Ndërkohë që OKB ka ngritur shqetësimin se nuk është e mundur që të gjithë në Gazën veriore të largohen. Kjo pasi Gaza është një nga vendet me popullsi më të dendur në Tokë - 2.5 milionë njerëz jetojnë në një rrip toke që është 25 milje e gjatë. Qyteti i Gazës është një qytet i madh urban dhe nuk mund të zbrazet me aq shpejtësi, aq më tepër në këto kushte.

Gjithashtu palestinezët nuk mund të largohen nga Gaza, sepse Izraeli kontrollon pothuajse të gjithë kufijtë dhe ata janë të bllokuar nga brenda. Në krahun tjetër Egjipti kontrollon pikën kufitare jugore Rafah e cila është gjithashtu e mbyllur. Pra, pa asnjë mënyrë për të dalë dhe askund për të shkuar, kërkesa e Izraelit për të zbrazur Gazën veriore po i tmerron palestinezët./SkyNews

izrael gaza palestina

Lini një Përgjigje