
Ditën e sotme u zhvilluan protesta masive në mbështetje të palestinezëve në të gjithë Iranin. Demonstruesit në Teheran mbanin pankarta anti-izraelite dhe bërtisnin “vdekje Izraelit”. Në tubime morën pjesë edhe disa politikanë vendas.
Shumë protestues u panë duke mbajtur flamurin palestinez dhe fotografitë e Qasem Soleimani, kreut të njësisë elitare të Gardës Revolucionare të Iranit të Forcës Quds, i cili u vra në një sulm ajror amerikan në vitin 2020. Sakaq, kujtojmë që luftimet mes Hamasit dhe Izraelit vijojnë prej së shtunës.
Ushtria izraelite iu bëri thirrje civilëve në Gaza që të largohen brenda 24 orës në jug të enklavës për sigurinë e tyre por OKB thotë se shpërngulja e mbi 1 milionë banorëve do të ishte katastrofike.
Lini një Përgjigje